Bota

Tragjike në Alaska/ Përplasen dy avionë në ajër, humbin jetën 7 perosna mes tyre dhe ligj-vënësi amerikan

Mësohet se një nga viktimat është  edhe ligj-vënësi amerikan, Gary Knoop,  njëkohësisht anëtar Republikan i Dhomës të përfaqësuesve të Shtetit, raoportojnë mediat e huaja.
Featured image of article: Tragjike në Alaska/ Përplasen dy avionë në ajër, humbin jetën 7 perosna mes tyre dhe ligj-vënësi amerikan Pamje nga aksidenti

ALASKA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alaska ku dy avionë janë përplasur në ajër  e si pasojë kanë humbur jetën në 7 persona. Mediat e huaja kanë raportuar se ngjarja  ka ndodhur afër Aeroportit të Soldotnas, qytezë në Gadishullin Kenai.

Mësohet se një nga viktimat është  edhe ligj-vënësi amerikan, Gary Knoop,  njëkohësisht anëtar Republikan i Dhomës të përfaqësuesve të Shtetit, raoportojnë mediat e huaja. Knoop ka qenë duke pilotuar njërin avion, ku ndodhej i vetëm, ndërsa 6 persona të tjerë ishin në bordin e avionit tjetër.

Gjashtë nga pasagjerët ndërruan jetë në vendngjarje, kurse njëri ndërroi jetë rrugës për në spitalin qendror të Gadishullit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përplasje kanë vdekur edhe piloti Gregory Bell 57 vjeç, David Rogers 40 vjeç, Caleb Halsey 26 vjeç, Heather Halsey 25 vjeç, Mackay Halsey 24 vjeç dhe Kirsten Wright 23 vjeç.

Ndërkohë autoritetet janë duke e hetuar rastin, ndërsa nuk dihet se cili avion ka goditur tjetrin.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment