
FRANCË- Ish presidenti francez, Valéry Giscard d’Estaing ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të infektimit të Covid-19. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mediat e huaja ku thanë se vidiq për shkak të ndërlikimeve të shëndetit në moshën 94-vjeçare.
Giscard d’Estaing është i njohur për publikun e huaj për shkak se gjatë mandatit të tij 7-vjeçar liberalizoi ligjet mbi divorcin dhe abortin në Francë. Ai ka qenë në pushtet gjatë viteve 1974 deri në 1981.
Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe Presidenti aktual francez, Emmanuel Macron, i cili e ka konsideruar atë si një njeri të rrallë dhe se pushteti i tij e transformoi Francën.
“Një shërbëtor i shtetit, një politikan i përparimit dhe lirisë, vdekja e tij ka zhytur kombin francez në zi,” tha ai në një deklaratë.
Ndërkohë që familja e Presidentit të njde është shprehur se funerali i tij do të bëhej në fshehtësi të plotë dhe se nuk do të lejoheshin shumë pjesëmarrës në mënyrë që të respektohen masat anti-Covid.
(I.A/dosja.al)