Bota

Tragjike/ 9-vjeçari akuzohet për vrasjen e 5 personave, mes të cilëve dhe 3 fëmijë të tjerë

Prokuroria, duke marrë parasysh që i mituri e kishte mirë menduar planin e tij për të vendosur zjarrin, dhe ai kishte si qëllim vrasjen e pesë personave të ndodhur në shtëpi, ka kërkuar që  fëmija të gjykohet për vrasje të shkallës së parë.
Featured image of article: Tragjike/ 9-vjeçari akuzohet për vrasjen e 5 personave, mes të cilëve dhe 3 fëmijë të tjerë

ILLINOIS – Një rast tragjik vjen nga Illinois, SHBA, ku një 9-vjeçar akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme, e cila i mori jetën pesë personave.

Zjarri ndodhi rreth 150 milje në jug  të Chicagos , dhe i mori jetën 3 fëmijëve, dy prej të cilës ishin  të moshës 2-vjeçare, dhe i treti vetëm një vjeç, si dhe dy personave të moshës 34 vjeç dhe 69 vjeç.

Avokati i çështjes, Greg Minger u shpreh se ky ishte rasti më i rëndë i ndodhur, sepse fajtor për këtë ngjarje tragjike ishte një fëmijë.

Ai tha se nuk do të jepte më asnjë detaj mbi ngjarjen, por shtoi se kishte që në vitin 2006, që një fëmijë i moshës kaq të vogël, nuk ishte akuzuar për vrasje apo ngjarje kaq tragjike.

Prokuroria, duke marrë parasysh që i mituri e kishte mirë menduar planin e tij për të vendosur zjarrin, dhe ai kishte si qëllim vrasjen e pesë personave të ndodhur në shtëpi, ka kërkuar që  fëmija të gjykohet për vrasje të shkallës së parë.

Avokati i mbrojtjes të së drejtave të fëmijëve, Besty Clark, reagoi ashpër ndaj deklaratave të prokurorisë, duke i quajtur ato absurde.

Ai shtoi se mosha minimale e dënimit për kryerjen e veprave penale, është 14-vjeç.

Clark tha se një fëmijë i moshës 9-vjeçare nuk mund të planifikojë me vetëdije të plotë vrasje e dikujt tjetër, pasi truri i tij ende nuk e percepton dot saktë jetën dhe vdekjen, ai tha se një fëmijë 9-vjeçar ende nuk e kupton se Santa Clausi nuk egziston, jo më të planifikojë një vrasje.

Ligji i Illinoisit, thotë se një fëmijë nën moshën 10-vjeçare nuk mund të dënohet me heqie lirie, për krimet e kryera, por mund të ndodhin përjashtime për raste shumë të veçanta.

Burimi:NBC

E.C/Dosja.al

Shto Koment