AktualitetRajoni

Tragjedia në Shkup/ Këta janë 3 heronjtë e ditës, mjekët shqiptarë punuan 30 orë pa ndërprerje (Foto)

Kirurgët e spitalit “8 shtatori” kanë punuar ditë dhe natë për të ndihmuar të plagosurit.  Këta janë heronjtë e punës dhe tolerancës dhe bashkëjetesës mes dy vendeve.
Featured image of article: Tragjedia në Shkup/ Këta janë 3 heronjtë e ditës, mjekët shqiptarë punuan 30 orë pa ndërprerje (Foto) Ilir Hasani, Ridvan Bajrami dhe Exhevit Kadri, mjekët shqiptarë që punuan 30 orë për të shpëtuar të plagosurit e aksidentit

MAQEDONI, (Shkup)- Maqedonia është në zi kombëtare pas tragjedisë që ndodhi pasditen e të mërkurës, ku humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. (Lexo ketu)

Por kjo ngjarje e trishtë do të shënojë edhe jetën e tre shqiptarëve të Maqedonisë. Bëhet fjalë për 3 mjekë që janë kthyer në heronjtë e ditës në Shkup.

Exhevit Kadri, një nga mjekët shqiptarë që punoi 30 orë për të shpëtuar të plagosurit e aksidentit

Ata janë Exhevit Kadri, Ilir Hasani dhe Ridvan Bajrami. Ato kanë punuar 30 orë për të shpëtuar të plagosurit e aksidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ilir Hasani, një nga mjekët shqiptarë që punoi 30 orë për të shpëtuar të plagosurit e aksidentit

Kirurgët e spitalit “8 shtatori” kanë punuar ditë dhe natë për të ndihmuar të plagosurit. 

Ridvan Bajrami, një nga mjekët shqiptarë që punoi 30 orë për të shpëtuar të plagosurit e aksidentit

Këta janë heronjtë e punës dhe tolerancës dhe bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment