DiasporaRajoni

Kthimi i viktimave, Pandeli Majko mbërrin në Morinë për të përcjellë trupat drejt Kosovës

Në nder të viktimave Mjako është takuar me zyrtarët të cilët i shoqëronin dhe me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasanin.
Featured image of article: Kthimi i viktimave, Pandeli Majko mbërrin në Morinë për të përcjellë trupat drejt Kosovës Pandeli Majko ne Morine

MORINË– Ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko ka qenë në Morinë ditën e sotme për të përcjellë trupat e 10 viktimave të shkaktuara nga aksidenti tragjik në Kroaci.

Në nder të viktimave Majko është takuar me zyrtarët të cilët i shoqëronin dhe me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasanin. Është lajmëruar që do ketë vonesë një orë për mbërritjen e tyre në Kosovë.

Trupat e pajetë të 10 viktimave, kanë mbërritur në pikën kufitare midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku fillimisht do të dërgohen në morgun e qytetit të Prizrenit dhe më pas do të pvrcillet në vendbanimet e tyre ku familjarët prej dy ditësh kanë hapur dyert e mortit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor/ Tragjedia në Kroaci! Mbërrijnë sot në 12:00 trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik, mijëra qytetarë dalin në pritje, shoferi lihet në burg për 30 ditë!

(e.k/dosja.al)

Shto Koment