Politike

Tragjedia në Bejrut, Meta e Rama shprehin trishtim: Solidarizim me popullin e Libanit

Me anë të reagimeve në mediat sociale, krerët e shtetit në Shqipëri shprehen se mendimet e tyre po shkojnë për familjet e viktimave dhe të të plagosurve.
Featured image of article: Tragjedia në Bejrut, Meta e Rama shprehin trishtim: Solidarizim me popullin e Libanit Foto e publikuar nga Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytetin e Libanit në Bejrut. Me anë të reagimeve në mediat sociale, krerët e shtetit në Shqipëri shprehen se mendimet e tyre po shkojnë për familjet e viktimave dhe të të plagosurve.

EDI RAMA: Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit🇦🇱🤝🇱🇧

ILIR META: Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit. 🇦🇱🤝🇱🇧

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasditen e kësaj të marte (4 gusht 2020) kryeqyteti i Libanit, Bejruni është tronditur si shkak i një shpërthimi të fuqishëm në depot e portit, ku mendohet se ndodhet edhe një fabrikë fishekzjarresh. Pasojat duket se janë të mëdha, por deri më tani janë shënuar 50 viktima dhe 2750 të plagosur. Ndërsa nuk është zbuluar akoma shkaku i vërtetë i shpërthimit masiv. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment