Politike

Tragjedia e tërmetit, Petro Koçi tregon çfarë pa: Viktimat fatkeqe i vrau edhe papërgjegjshmëria, t’i vëmë gishtin kokës!

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi shkruan se nga ajo që kishte parë nga banesat, ishte se materiali lidhës thuajse nuk egzistonte e se trarët e travesat ishin tejoksiduar nga lagështira dhe mosha.
Featured image of article: Tragjedia e tërmetit, Petro Koçi tregon çfarë pa: Viktimat fatkeqe i vrau edhe papërgjegjshmëria, t’i vëmë gishtin kokës! Petro Koçi

TIRANË– Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka bërë një status lidhur me arsyen e rrënimit të banesave që shkaktuan 51 viktima në tërmetin e 26 nëntorit. 

Me anë të një statusi në Facebook, Koçi shkruan se nga ajo që kishte parë nga banesat, ishte se materiali lidhës thuajse nuk egzistonte e se trarët e travesat ishin tejoksiduar nga lagështira dhe mosha.

“Në gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau tërmeti në bashkëpunim me papërgjegjshmërine njerëzore. Duhet të gjithë t’i vëmë gishtin kokës!,“-shkruan ndër të tjera Koçi.  

POSTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam qene ne Thumane qysh ne oret e para te mengjesit te dates 26 Nentor.
Jam deshmitar jo vetem i perpjekjeve vetemohuese te ekipeve tona te shpetim kerkimit, por edhe i pamjes se rrenojave te pallateve te shkermoqura nga termeti.
Deshmoj para kujtdo se tullat silikate ne pirgun vrases ishin te pastra nga cdo grimce ish llaci. Dukej qartazi se materiali lidhes thuajse nuk egzistonte. Copa llaci nuk dukeshin gjekundi. Kishte vetem rere dhe pluhur krahas tullave te cilat dukej sikur sapo kishin dale nga fabrika. Pjeset e derrmuara te trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxire nga lageshtira dhe mosha. Prokuroria ishte aty gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit. Ne gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore. Duhet te gjithe ti veme gishtin kokes! Ligjvenes, shtetare, ekzekutive, specialiste, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyres, notere, qytetare! Prokurore, gjykates! Te gjithe!

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(k.m/dosja.al)