Aktualitet

Tragjedi për familjen shqiptare në Itali/ Kamioni i merr para, foshnjes 14-muajshe i presin këmbën

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident në Itali. Foshnjes, mjekët i kanë prerë këmbën, ndërkohë që ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Shoferi, i dehur i kamionit u ndalua nga policia. Po ashtu u ndalua edhe kryefamiljari, i cili tentoi të vriste shoferin.
Featured image of article: Tragjedi për familjen shqiptare në Itali/ Kamioni i merr para, foshnjes 14-muajshe i presin këmbën Pamje nga aksidenti në Padova dhe shoferi i kamionit Pietro Dal Santo

ITALI– Një familje shqiptare në Padova të Italisë ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë.

Dy prindërit dhe fëmijët e tyre kishin dalë në park për të shijuar pasditen kur një kamion i ngarkuar me disa paleta druri i përplasi. Foshnja 14-muajshe e gjinisë femër ka mbetur e lënduar rëndë dhe është transportuar në spital me helikopter. Edhe nëna ka marrë dëmtime të mëdha, ndërsa babai dhe djali tjetër i vogël kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje.

Gjatë natës, mjekët e spitalit ku edhe është shtruar vogëlushja vendosën të prisnin një pjesë të këmbës për të shpëtuar jetën e saj por ajo ndodhet ende në gjendje të rëndë.

Mediat italiane ende nuk i kanë bërë të ditura identitetet e familjes shqiptare, ndërsa shoferi, një 58-vjeçar është identifikuar si Pietro Dal Santo.

Sipas disa dëshmive, ishte në gjendje të dehur dhe pas përplasjes ai u përpoq të largohet por u ndalua nga policia italiane. Policia gjithashtu ndaloi edhe babai e foshnjes, i cili tentoi që të vriste shoferin pas aksidentit.

Por nuk ka mbaruar këtu për Pietro Dal Santon. Profili i tij në Facebook është sulmuar nga qytetarë të thjeshtë, të cilët e kanë “kryqëzuar” për aksidentin që shkaktoi.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment