Sport

Tragjedi në sportin italian, avioni privat iu merr jetën dy notarëve

Policia ka hapur menjëherë një hetim për ngjarjen dhe të paktën deri tani dyshohet për defekt teknik të avionit
Featured image of article: Tragjedi në sportin italian, avioni privat iu merr jetën dy notarëve Dy notarët të cilët kanë humbur jetën

Lajm i trishtë nga bota e sportit. Dy notarët e talentuar italianë, Fabio Lombini dhe Gioele Rossetti, dje kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni privat pranë Romës.

Ata ishin 22 dhe 23 vjeç. Së bashku po fluturonin dhe mediat raportojnë se njëri prej tyre ishte duke pilotuar avionin e vogël. 30 sekonda pas ngritjes, avioni mori flakë dhe u përplas fatalisht në tokë me pasoja fatale për të dy notarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fabio Lombini këtë vit po punonte për kualifikimin për në Lojërat Olimpike të Tokios. E gjithë Italia e ka përjetuar shumë keq këtë lajm të hidhur. Policia ka hapur menjëherë një hetim për ngjarjen dhe të paktën deri tani dyshohet për defekt teknik të avionit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment