
ITALI Një tragjedi e vërtetë ajo që ndodhi në Lecce, qytet në krahinën e Puglias, në jug të Italisë. Gjyqtari i futbollit, Daniele De Santis, 33 vjeç, u gjet i vdekur, së bashku me një grua, Eleonora Manta, 30 vjeçe. Banesa ku ndodhi ngjarja, në lagjen Rudiae, pranë stacionit të trenit, ishte në pronësi te Daniele Se Sanctis.

Dy viktimat dyshohet se u vranë me mjet prerës, thikë, sipas mediave italiane dyshohet për krim pasioni që e shtyn personin drejt këtë krimi makabër.Sipas informacioneve fillestare, janë dëgjuar britma dhe pastaj disa dëshmitarë kanë parë një burrë duke u larguar me thikë në dorë.
De Santis ishte i njohur si arbitër futbolli. Ai ka vënë drejtësi në Lega Pro, ndërsa në vitin 2017 debutoi në Serinë B me rolin e zyrtarit të katërt në Pisa-Benevento.
E.Ç (Dosja.al)