Sport

Tragjedi në Argjentinë, ndahet nga jeta e fejuara e ish-lojtarit të Serie A

Vetëm 25 vjeç, Melody Pasini është ndarë nga jeta teksa drejtonte makinën e saj në rrugët e qytetit Lanus
Featured image of article: Tragjedi në Argjentinë, ndahet nga jeta e fejuara e ish-lojtarit të Serie A

Një lajm i trishtë ka ndodhur në Argjentinë.

E fejuara e Ricardo Centurion, futbollist argjentinas i cili dikur ka veshur edhe fanelën e Genoas në Serie A dhe sot luan me Racing, por është në pronësi të Velezit, ka humbur jetën pas një ataku kardiak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm 25 vjeç, Melody Pasini është ndarë nga jeta teksa drejtonte makinën e saj në rrugët e qytetit Lanus. Ajo ka qenë e fejuar prej 5 vitesh me futbollistin. Lajmi ka tronditur Argjentinën dhe jo vetëm.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment