Showbiz

‘Tragjedi e tmerrshme, amerikanët janë të indinjuar’/ Moderatori James Gorden përlotet live për vdekjen e George Floyd: Jam pa fjalë, nuk kam përgjigje

VIDEO
James Corden ka folur ne emisionin e tij per vrasjen e George Floyd aty ku eshte perlotur.
Featured image of article: ‘Tragjedi e tmerrshme, amerikanët janë të indinjuar’/ Moderatori James Gorden përlotet live për vdekjen e George Floyd: Jam pa fjalë, nuk kam përgjigje James Corden
Përditësuar:

AMERIKE– Vrasja e George Floyd ka shkaktuar reagime të ashpra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat janë përshkallëzuar në protesta të dhunshme dhe në deklarata të forta.
Kjo ka bërë që shumë nga personazhet e njohur të japin këshilla se si duhet menaxhuar kjo situatë pasi vendi po kalon një krizë të madhe.

Ishte moderatori i emisionit “The Late Late Show” James Corden ai i cili para nisjes së programit mbajti një fjalim për vrasjen e Floyd dhe për situatën që po kalon vendi.
I emocionuar ai është shprehur se e gjithë gjëja që po ndodh në vend është fatkeqësi dhe se është koha që gjërat të ndryshojnë në Amerikë.

Kjo ngjarje ka shokuar një opinion të tërë, është një tragjedi e tmerrshme që na ka shkundur në thellësi. Një burrë me ngjyrë është vrarë nga një i bardhë që ishte edhe një oficer policie. Kemi parë inat, sigurisht amerikanët janë të indinjuar. Ja ku jemi duke protestuar, këto protesta duhet të sjellin ndryshim. Jam pa fjalë. Nuk kam përgjigje’- tha ai teksa dridhej gjatë fjalimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

James Corden u përlot gjatë emisionit të tij dhe ky moment u shpërnda me shpejtësi në të gjitha rrjetet sociale.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment