
TIRANË– Një tjetër humbje në familjen Osmani. Pak orë pasi ndërroi jetë avokati Astrit Osmani, ka ndërruar jetë edhe vëllai i avokatit, Arjani. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tretë i familjes Osmani, Afrimi.
“Covid e mori edhe vellain tjeter Arjanin. Tmerr pa fund. Covid me mori vellain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do qe te shkoj ne banesen e fundit sipas protokollit te zi te Covid. I mirekuptoj te gjithe,”– shkruan Afrimi me dhimbje të madhe në rrjetet sociale.
Avokati Astrit Osmani ndërroi jetë sot si pasojë e koronavirusit në moshën 62-vjeçare.
(f.m/dosja.al)