Aktualitet

Nisin punimet në Unazën e Re, ARRSH njoftim me rëndësi: Ja si do devijohet trafiku (SKEMA)

Në një njoftim për mediat ARRSH shkruan se do të ketë devijim të trafikut si për makinat dhe për këmbësorët, ku ka dhënë të gjitha detajet e lëvizjes gjatë punimeve.
Featured image of article: Nisin punimet në Unazën e Re, ARRSH njoftim me rëndësi: Ja si do devijohet trafiku (SKEMA) Devijimi i trafikut

TIRANË-  Autoriteti Rrugor Shqiptar se brenda pak ditëve do të nisin punimet në Unazën e Re, në lotin e tretë aty ku banorët kanë protestuar për më shumë se një vit. Në një njoftim për mediat ARRSH shkruan se do të ketë devijim të trafikut si për makinat dhe për këmbësorët, ku ka dhënë të gjitha detajet e lëvizjes gjatë punimeve.

Devijimi i trafikut

NJOFTIMI I PLOTË

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR ju njeh me Planin e Ri të Menaxhimit të Trafikut gjatë punimeve në segmentin rrugor “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” faza 1. 1. Pranë Kryqëzimit të rrugës “Dardania” dhe rrugës “Nozllaku” do lejohet kalimi DJATHTAS me dalje në rrugën dytësore të superstradës (në afërsi të Kompleksit Eifel) – e aksesueshme për lëvizjet drejt Yrshekut, Kasharit, Yzberisht etj. 2. Pranë fillimit të mbikalimit të Kamzës, do aksesohet DJTAHTAS nga superstrada për në rrugë dytësore, gjithashtu dhe në drejtim të Rr. “Kasem Shima” (pranë CFO FARMA), e cila për shkak të gjeometrisë së ngushtë të urës pranë lumit Lana, do jetë vetëm me 1 sens (drejt rrugës 7 Nentori). 3. Mbikalimi Kamzës KRAHU MAJTË (drejtimi Durrës-Tiranë) do të përdoret me 2 korsi për të pasur të njëjtën vazhdimësi trafiku si superstrada.

Devijimi i trafikut

Nënkalimi i Kamzës (Veri-Kamëz-Tiranë) nga 2 korsi – ngushtohet në 1 korsi pas rrugës “7 Marsi”. 5. Në zbritje të Mbikalimit kemi bashkimin në 3 korsi – 2 prej të cilave vijnë nga Superstrada dhe një nga nënkalimi Kamzës. 6. Lëvizja në Sheshin Shqiponja do mbetet me rrethrrotullim, në ndryshim nga rrethrrotullimi ekzistues do spostohet 30 m drejt jugut, dhe do zgjerohet në rreze për të akomoduar një numër më të madh mjetesh. 7. Rruga “Teodor Keko” (Unaza e Re drejt Pallatit me Shigjeta dhe anasjelltas) do të përdoret me 3 korsi në të dy senset e lëvizjes. 8. Rruga “Vangjel Noti” (pranë ish AMC) do vazhdojë të përdoret si përdoret aktualisht me dy korsi (me nga një korsi për çdo sens lëvizje).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Devijimi i trafikut

Për lëvizjet e automjeteve me Drejtim Tiranë–Durrës; 1. Me 3 korsi do të lëvizet nga rrethrrotullimi Shqiponja dhe deri përpara mbikalimit të Kamzës, nga ku vazhdon lëvizja normale e mjeteve drejt Durrësit apo Kamzës e veriut të vendit. 2. Rruga “Dritan Hoxha” në drejtimin Tiranë–Durrës do të ngushtohet nga 4 korsi në 3 korsi (që në rrethrrotullimin me 3 korsi të jetë linjë e vazhduar trafiku) dhe ngushtimi i korsisë do të kryhet rreth 100 m nga rrethi (pranë karburantit ekzistues).

Devijimi i trafikut

Lëvizja e Këmbësorëve; 1. Këmbësorët nuk do të mund të qarkullojnë në asnjë moment në krahun e djathtë të rrugës “29 Nëntori” (drejtimi Tiranë–Durrës) dhe në krahun e djathtë të rrugës “Vangjel Noti” (drejtimi drejt rrethit Shqiponja) pasi në këtë zonë do të kryhen punimet në këtë fazë. 2. Këmbësoret do të mund të kalojnë në vendkalimet e dedikuara me vijëzim e sinjalistikë në rrugën “Dritan Hoxha” dhe rrugën “Teodor Keko”. 3. Rruga “29 Nëntori” (nga sheshi Shqiponja në drejtim të Durrësit) për arsye të sigurisë rrugore nuk do të ketë kalime të këmbësorëve. Këmbësorët duhet të kalojnë vetëm tek nënkalimi i Kamzës në vendkalimet që funksionojnë aktualisht.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment