Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
BERAT- Policia e Beratit pas një hetimi disa mujor ka arritur që të sekuestrojë 25 doza kokainë dhe disa doza të tjerë kanabis sativa. Në një njoftim për mediat, blutë e Beratit bëjnë me dije se janë arrestuar 2 persona të cilët posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.
Po ashtu në pranga janë vënë dhe 4 persona të tjerë, të cilët janë familjarë të të arrestuarve, pasi nuk lejonin efektivët që të zhvillonin kontroll në banesë dhe përdorën dhunë kundër policëve. Tashmë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I PLOTË
Finalizohet operacioni policor i koduar “Poshnje”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor. Sekuestrohen 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe doza cannabis sativa. Vihen në pranga dy shtetasit që posedonin dhe shpërndanin në doza të vogla kokainë dhe kanabis.
Në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, familjarë të të arrestuarve, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në banesat e tyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poshnje”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. A., 25 vjeç dhe J. Sh., 18 vjeç, të dy banues në Berat.
Shërbimet e Policisë, në fshatin Poshnje, gjatë kontrollit të ushtruar në automjentin me të cilin këta shtetas po udhëtonin gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe doza cannabis sativa. Gjithashtu, nga specialistët për Krimet u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, konkretisht shtetasit H. A., 52 vjeç, E. A., 16 vjeç, E. G., 34 vjeç dhe K. D., 41 vjeç, të katërt banues në Berat, pasi në vijim të veprimeve hetimore punonjësit e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve A. A. dhe J. Sh. dhe shtetasit e mësipërm kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë që të mos ushtronin kontrolle në banesat e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Alketa Tandili, e cila bën thirrje për ruajt...
GJIROKASTËR– Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër.Sipas të dhënave të para mësohet se makina ka qenë e parkuar...
POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri në hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Mësohet se kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar m...
POGRADEC- Këto janë pamjet e sulmit të ndodhur sot në mëngjes drejt hotelit ‘Voloreka’ në Tushemisht. Siç shihet nga pamjet e marra nga kamer...
MEMALIAJ- Gjendet e mbytur një 44-vjeçare në lumin Vjosë, pranë qytetit të Memaliajt. Trupi i pajetë, i dekomopozuar u gjet nga një ri, i cili lajmëroi...
TIRANË- Gazetari Aleksandër Çipa ka kritikuar këngëtaren Aurela Gaçe për këngën e saj të fundit, me titull “Lento Lento”. Çipa theks...
DURRËS- Policia e Durrësit njofton se gjatë natës janë arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat blutë e qytetit të Du...
TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka publikuar të dhënat një studimit të kryer në Australi për përhapjen e COVID-19. Në një postim në mediat soci...
LIBRAZHD- Një 43-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ky është bilanci i operacionit të koduar “Dragostunja” në Librazhd. Në n...
POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Pogradec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hotel “Voloreka”, i cili është në pronësi të Jetmir Mu&c...