Aktualitet

Trafikanti shqiptar i drogës bie në kurthin e policisë, si u arrestua 37-vjeçari përmes Instagram-it

Arrestimi i shqiptarit ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në rrjetin social ‘Instagram’, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohet një vajze inekzistente shqiptare.
Featured image of article: Trafikanti shqiptar i drogës bie në kurthin e policisë, si u arrestua 37-vjeçari përmes Instagram-it Foto ilustruese

ITALI– Dia në bashkëpunim me autoritetet policore britanike dhe gjermane kan  vënë nën pranga dy trafikantët e drogës, një 37-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar italian të cilët i shpëtuan arrestimit qershorin e kaluar.

Dy trafikantë ndërkombëtarë të drogës, të cilët i shpëtuan arrestimit muajt e fundit, u arrestuan në Angli dhe Gjermani nga Dia di Bari, Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia, në bashkëpunim me autoritetet policore Britanike dhe Gjermane.

37-vjeçari shqiptar është identifikuar si H.E, i cili u arrestua pranë aeroportit të Londrës “Heathrow” nga policia e New Scotland Yard.

Siç shkruajnë mediat italiane kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në rrjetin social ‘Instagram’, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohet një vajze inekzistente shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmes kominikimit në Instagram u la një takim me vajzën e rreme, por ishte policia që e prangosi, ndërsa pritet që të ekstradohet në Itali ditët e ardhshme.

I arrestuari i dytë është një italian 43 vjeçar, i cili u arrestua nga policia gjermane është ekstraduar më shpejt dhe tashmë ndodhet në burg.

Burimi: LaRepubblica

A.C/Dosja.al

Shto Koment