Aktualitet

Trafik armësh dhe droge, OFL u dërgon formularin 4 “të fortëve” në Elbasan (EMRAT)

Në sitën e OFL-së janë Agron Mehja, Kelmend Dalipi, Eduart Haxhi dhe Xhiljano Xhoxhi. Të 4 personat brenda 48 orëve duhet të deklarojnë pasuritë e tyre.
Featured image of article: Trafik armësh dhe droge, OFL u dërgon formularin 4 “të fortëve” në Elbasan (EMRAT) OFL

Elbasan- OFL, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar 4 “fortëve” në Elbasan formularët për të deklaruar pasuritë e tyre. Në sitën e OFL-së janë Agron Mehja, Kelmend Dalipi
Eduart Haxhi dhe Xhiljano Xhoxhi. Ata janë të dënuar për trafik droge, armësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Njoftimi: 

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”;

– K. D., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– E. H., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Xh. Xh., banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment