Kulture

Tradita e rrëmbimit të gruas! Misteri zgjat pak, kush ishte shkrimtari shqiptar që nuk i rezistoi dot dashurisë dhe përfundoi me vajzën e ëndrrave…

Komentuesit, mes tyre dhe historiani Auron Tare, kanë zbuluar se për cilin shqiptar bëhet fjalë. Bazuar në periudhën në të cilën flitet dhe miqësinë e francezit, sipas tyre shqiptari nuk është askush tjetër veç Faik Konicës. 
Featured image of article: Tradita e rrëmbimit të gruas! Misteri zgjat pak, kush ishte shkrimtari shqiptar që nuk i rezistoi dot dashurisë dhe përfundoi me vajzën e ëndrrave… Faik Konica

TIRANË- Dosja.al publikoi një histori të shkëputur nga një novelë e shkrimtarit francez, Gijom Apoliner (frëng. Guillaume Apollinaire), i cili shkruante lidhur me zakonin e rrëmbimit të gruas nga shqiptarët. (Shiko këtu)

Komentuesit, mes tyre dhe historiani Auron Tare, kanë zbuluar se për cilin shqiptar bëhet fjalë. Bazuar në periudhën në të cilën flitet dhe miqësinë e francezit, sipas tyre shqiptari nuk është askush tjetër veç Faik Konicës. 

“Apoliner ishte mik i Konicës, i cili parashikoi gjenialitetin e poetit të madh. Ndoshta me këtë tregim, Apoliner ka dashur të na japë një portretizim artistik të Konicës. Vetë Konica ka folur për zakonin e rrëmbimit, në malësitë e Shqipërisë së Veriut,”-shkruan një prej komentuesëve. Ndërsa Tare me mbështet duke shkruar: Sigurisht që është Konica. Kush mund të ishte tjetër?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PJESË NGA NOVELA:

Shqiptarët janë burra të pashëm, fisnikë, të guximshëm, me prirje për vetëvrasje, gjë që padyshim do t’i bënte njerëzit të dridheshin për racën e tyre nëse cilësitë e tyre riprodhuese nuk do të kundërpeshonin mërzinë e tyre për të jetuar. Një shqiptar të cilin e njoha gjatë një qëndrimi të gjatë në Bruksel më la përshtypje të paharrueshme dhe të caktuara për një komb i cili, së bashku me skocezët, ndoshta, është më i vjetri në Evropë. Ky shqiptar kishte mikeshë një angleze që e bënte të vuante si vetëm ata që janë të elitës së njerëzimit mund të vuajnë nga dashuria. Vajza e re, e hipnotizuar nga prania mashkullore e rrëmbyesit të saj, buzëqeshi, e kënaqur në të gjitha kuptimet e fjalës dhe, kur ishim në vagonin e një treni që u nis drejt Erbestal, drejt kufirit, shqiptari po puthte (përqafonte), sa të ikte shpirti, më të nënshtruarën e grave.

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Ai është njohur si poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment