Politike

‘Tradhëtuan LSI-në’/Kryemadhi: S’ia vlen të komentojmë Shehun e Gjonin, nuk kanë qenë besnikë

Gjatë bisedës në studio, Kryemadhi u shpreh se Gjoni dhe Shehu nuk kanë qenë besnikë ndaj nuk pranoi që të flasë rreth vendimit të tyre, teksa uroi që Ralfi të zgjidhë problemet familjare.
Featured image of article: ‘Tradhëtuan LSI-në’/Kryemadhi: S’ia vlen të komentojmë Shehun e Gjonin, nuk kanë qenë besnikë Ylli Shehu, Monika Kryemadhi dhe Ralf Gjoni

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në “News 24”, ka folur për dy deputetët e dalë nga listat e LSI-së, Ralf Gjonin dhe Ylli Shehun, të cilët janë komentuar shumë kohët e fundit, duke u quajtur edhe”tradhëtarë” të LSI-së.

Gjatë bisedës në studio, Kryemadhi u shpreh se Gjoni dhe Shehu nuk kanë qenë besnikë, ndaj nuk pranoi që të flasë rreth vendimit të tyre, teksa uroi që Ralfi të zgjidhë problemet e tij familjare.

Nuk mendoj që minuta dhe sekondat e misionit tuaj ia vlen për të komentuar këta të dy njerëz. Absolutisht ata nuk kanë qenë besnikë. Meqë Ralfi ka marrë urdhër nga SHBA shpresoj që problemet e tij familjare të zgjidhen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Monika Kryemadhi

(a.m/dosja.al)

Shto Koment