Showbiz

Tradhëti pas dedikimit të përjetshëm? Kush është ‘misteriozi’ që Jonida mban në duar, këngëtarja vjen me surpriza dhe lë mënjanë Romeon

Çiftet në showbizin shqiptar krijojnë kuriozitet tek publiku sidomos nëse mes tyre ka pasur shumë ndarje dhe rikthime.
Featured image of article: Tradhëti pas dedikimit të përjetshëm? Kush është ‘misteriozi’ që Jonida mban në duar, këngëtarja vjen me surpriza dhe lë mënjanë Romeon Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

TIRANE-Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të përfolur në median rozë. Ndarja e tyre bëri bujë të madhe e duket se karantina i funksionoi për mirë çiftit pasi mundësoi ribashkimin e tyre.

Ata të dy para pak ditësh realizuan një tatuazh të përbashkët duke e ‘vulosur’ kështu dashurinë e tyre me një dedikim të përjetshëm, mirëpo një foto e publikuar ditën e sotme na bën të dyshojmë për këtë gjë.

Ishte Jonida Maliqi ajo e cila ka postuar në Instastory një foto të duarve të saj duke treguar unazën më të re.

Jonida Maliqi-unaza

Unaza e cila është tejet elegante në pamje të parë të jep idenë se në të është gdhendur shkronja “L”, çka na bën të dyshojmë se mund ti drejtohet një personi që mbart këtë shkrojnë si fillim emri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo disa mund të shohin shkronjën “L” e të tjerë shohin shkronjën “J” e gjitha varet nga këndvështrimi.

Ajo që të gjithë jemi kuriozë të dimë është se kush është personi që i fillon emri me “L”?

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment