Sport

Toti: “Më të lehtë mendoja vetvrasjen, se largimin nga Roma”

Kapiteni legjendar i verdhekuqve, flet për besnikërinë e treguar karshi skuadrës së qytetit të tij
Featured image of article: Toti: “Më të lehtë mendoja vetvrasjen, se largimin nga Roma”
Përditësuar:

ITALI – Një nga besnikëritë më të mëdha të botës së futbollit është padyshim ajo që ka treguar kapiteni i Romës, Françesko Toti, për ekipin e qytetit të tij. Tundimi për të ka qenë mjaft i madh, pasi kërkohej nga shumë skuadra, ndër më të mëdhatë në arenën europiane, në momente të caktuara të karrierës, por ai ka refuzuar gjithmonë.

Një ndër to ishte Reali i Madridit i periudhës së “Galaktikëve”. Ai i bëri 619 paraqitje për Romën nga viti 1992 deri më 2017, kur u pensionua. Duke folur për “Bobo TV” të hënën mbrëma, Totti e kujtoi lamtumirën nga Roma.

“Gjithmonë e kam parafytyruar veten në Romë. Pastaj më vunë me shpatulla pas murit, duke më detyruar ta marrë një vendim, të cilin nuk do ta merrja kurrë”,– tha Toti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E bëra një zgjidhje, vendosa të qëndroj në botën e futbollit”, -shtoi ai. Toti, i cili i kaloi dy sezone në bordin e drejtorëve deri në qershor 2019, u pyet se çfarë do të bënte nëse pronarët e rinj të Romës e kontaktojnë.

“Do të ulesha dhe do të bisedoja me ta. Por tani dua ta përfundoj këtë rrugë, nuk do të isha në paqe me veten nëse do t’i jepja fund. Do të ndihesha keq nëse do t’i braktisja bashkëpunëtorët e mi. Më parë do ta vrisja veten sesa ta braktisja Romën”, nënvizoi ai.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment