Sport

VIDEO/ Tottenham, kështu je për titull! Jose Mourinho i jep “rinovim kontrate” të hidhur Pep Guardiolës

Mourinho i rezervon surprizë të hidhur spanjollit pasi rinovoi deri në vitin 2023 me “qytetarët”
Featured image of article: VIDEO/ Tottenham, kështu je për titull! Jose Mourinho i jep “rinovim kontrate” të hidhur Pep Guardiolës Tottenham
Përditësuar:

ANGLI– Tottenham fiton ndaj Manchester City-t me shifrat 2-0.Jose Mourinho i rezervon surprizë të hidhur spanjollit pasi rinovoi deri në vitin 2023 me “qytetarët”. Gjithçka filloi në minutën e 5-të kur Son Heung-Min shfrytëzoi në perfeksion pasimin e Ndombelesë. Ekipi i Guardiolës shënuan në minutën e 27-të me Laporten, por ishin të vëmendshëm zyrtarët në dhomën e VAR-it, që dalluan marrjen e topit me dorë nga Gabriel Jesus, para se të pasonte për shokun e skuadrës.

Në minutën e 65-të, një kundërsulm i shpejtë i Tottenhmit u përmbyll me golin e Lo Celsos, që u shërbye me zgjuarsi nga Harry Kane, 2-0.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të kota përpjekjet e vazhdueshme të Manchester City-t për të rihapur ndeshjen, madje sapo nisi koha shtesë u desh ndërhyrja e Lloris për t’i mohuar golin Gabriel Jesusit dhe për të ruajtur epërsinë e dyfishtë të vendasve, të cilët morën kryesimin e Premier League-s me 20 pikë, dy më shumë se Chelsea.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment