Dikur

Torturat në burgjet komuniste, 26 klerikët e pushkatuar dhe 16 të vdekur (Dokumenti)

Në vitin 1978, Sigurimi i Shtetit kishte hartuar listat e klerikëve të vrarë, të vdekur në burgje e të tjera kategori të persekutimit të diktaturës ndaj klerit.
Featured image of article: Torturat në burgjet komuniste, 26 klerikët e pushkatuar dhe 16 të vdekur (Dokumenti) Foto nga burgjet komuniste

SHKODËR- Një ndër pjesët më të errëta të historisë së diktaturës komuniste është dhuna ndaj klerit në Shqipëri, kryesisht në Shkodër. Në vitin 1978, Sigurimi i Shtetit kishte hartuar listat e klerikëve të vrarë, të vdekur në burgje e të tjera kategori të persekutimit të diktaturës ndaj klerit.

Kujto.al ka zgjedhur dy prej këtyre listave për t’i ndarë me lexuesit, marrë nga dosja e Klerit, mundësuar nga Autoritetit i Dosjeve, AIDSSH. Në listën e parë, janë emrat e 26 klerikëve që janë ekzekutuar nga diktatura komuniste.

Në listë, spikasin emra të njohur të klerit katolik në Shkodër, ndër të cilët, Anton HarapiÇiprian NikaNdre Zadeja, Xhovani Fausti, Gjon Shllaku, Engjull Kovaçi, Dede Malaj e të tjerë. Më poshtë, botohet dokumenti i Sigurimit të Shtetit, i kategorizuar sekret.

Një tjetër listë që gjendet në dosjen e Sigurimit të Shtetit për klerin, ështe edhe ajo me emrat e klerikëve që kanë humbur jetën në burgjet komunsite. Janë 16 klerikë të vdekur në burg, të listuar nga Sigurimi i Shtetit në dokumentin e dhjetorit të vitit 1978. Ata kanë dhënë shpirt në torturat e xhelatëve komunistë. Janë emra të spikatur të klerit, përqëndruar gjithashtu në Shkodër. Në listë është Gaspër Thaçi, Klemend Nikaj, Lekë Sirdani, Benardin Palaj etj. Më poshtë, botohet dokumenti i plotë.

Dokumentet me listat e klerikëve të vrarë dhe të pushkatuar në burgjet komuniste

Marrë nga: Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Shto Koment