Sport

“Torino është qytet i mërzitshëm”, partnerja e futbollistit të Juventusit acaron tifozët dhe drejtuesit e klubit

Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur prej kohësh dhe gjasat që argjentinasi të zgjasë bashkëpunimin me bardhezinjtë janë thuajse minimale, sidomos duke patur parasysh kërkesat e larta ekonomike të Dybalas
Featured image of article: “Torino është qytet i mërzitshëm”, partnerja e futbollistit të Juventusit acaron tifozët dhe drejtuesit e klubit Oriana Sabatini

TORINO-Shanset që Paulo Dybala të qëndrojë te Juventusi për një kohë të gjatë sa vinë e pakësohen.Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur prej kohësh dhe gjasat që argjentinasi të zgjasë bashkëpunimin me bardhezinjtë janë thuajse minimale, sidomos duke patur parasysh kërkesat e larta ekonomike të Dybalas dhe krizën ekonomike në të cilën është përfshirë klubet për shkak të pandemisë. Partnerja e lojtarit, Oriana Sabatini ka bërë një deklaratë që mund të acarojë drejtuesit por edhe tifozët.

“Problemi është se nuk ka ndonjë gjë për të bërë në Torino dhe është  vend i mërzitshëm”. “Kur Paulo e ka pushim, ne shkojmë diku tjetër, sepse edhe atij i pëlqen të bëjë gjëra të ndryshme. Përpiqem ta plotësoj kohën duke marrë mësime boksi, duke gatuar, lexuar ose shkruajë këngë në piano” është shprehur Sabatini për revistën “Gente”.Për më tepër, qyteti i Torinos aktualisht është në izolim si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment