Politike

Topalli: Ja tre oligarkët që vendosin për shqiptarët! E kanë çuar vendin buzë gremine, opozita i ka tradhtuar njerëzit

Topalli tha se kurrë më parë, opozita nuk është shitur më shumë sesa tani, dhe shtoi se lidershipi i PD është i korruptuar. 
Featured image of article: Topalli: Ja tre oligarkët që vendosin për shqiptarët! E kanë çuar vendin buzë gremine, opozita i ka tradhtuar njerëzit Jezofina Topalli

TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se janë tri Oligarkë që vendosin sot për shqiptarët, dhe ata janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Presidenti Meta me bashkëshorten e tij, Monikën. Në një intervistë për Abc News, Topalli tha se kurrë më parë, opozita nuk është shitur më shumë sesa tani, dhe shtoi se lidershipi i PD është i korruptuar.

“Tre oligarkë s’mund të vendosin për shqiptarët. Tre oligarkë që janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta bashkë me bashkëshorten e tij. Është një krizë ekonomike, krizë shëndetësore, krizë psikologjike që nuk tolerohet. Ata që e kanë çuar vendin buzë greminës kanë emra. Edi Rama i bën këto lëvizje se opozita i ka tradhtuar ata njerëz që ishin kundër Ramës dhe e ka lënë bosh atë fushëbetejë. Nëse do denonconte çdo korrupsion. Kurrë nuk është shitur opozita, as nga e majta e as nga e djathta. Nëse PD do kishte një lidershp të pakorruptuar, sigurisht që do vinte në pushtet dhe Rama s’do e merrte mandatin e tretë”, shtoi ish-kryeparlamentarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.g/dosja.al)

2 Komente në “Topalli: Ja tre oligarkët që vendosin për shqiptarët! E kanë çuar vendin buzë gremine, opozita i ka tradhtuar njerëzit

  1. Jozefina ka harruar qe e beri Shkodren si ciflikun e saj. Hiqte dhe emeronte ke te donte.

  2. te flasesh me dike, apo ti komunikosh atij/asaj/atyre ne menyre publike dicka, ka nje objekt dhe nje aresye (qellim). Aq me shume kur nje person publik, i politikes se larte, i drejtohet nje publiku shume te gjere, duhet te beje me dije objektin dhe aresyen (qellimin) e komunikimit.

    Josefina Topalli nuk e ka fshehur qellimin e saj. Ajo don te demtoje Lulzim Bashen, por LB momentalisht nuk mund te ndrrohet, pasi eshte teper vone, aq me pak nga mesazhet publike te JT, por demtohet PD dhe opozita. Te barazosh LB me ER, eshte suporti maksimal qe mund ti besh ER dhe PS, dhe demi me i madh qe mund ti besh PD.

    Ky mllef i nje njeriu mbi 50, per me teper grua, per me teper akoma, njeri publik, politik dhe qe ka marre (ne fillimet e saj, noshta ne menyre te pamerituar) gjithshka te mundshme nga zgjedhesit e djathte, eshte i paspiegueshem. JP nuk eshte pjekur si person, ndaj rezulton pa dinjitet. Kush nuk piqet deri ne 35 vjec, de facto vdes i papjekur. Kush ushqehet me urrejtje, mund te ofroje vetem urrejtje. Tanime JP nuk eshte ne gjendje as te zhgenjeje me. Une e besoj qe JP, edhe pse me vjen keq nga ana njerezore, eshte thyer qe ne komunizem. Me kete (mos)dinjitet nuk mund ti perballoje zarbo-sigurimsat e EH.

Shto Koment