Politike

Topalli, Hajdari dhe Murrizi me parti/ Salianji: Më e ndershme sesa të bësh sikur digjesh për PD-në

Ervin Salianji është shprehur se është më e ndershme që të jesh në një parti dhe të tregosh qëllimet e qarta sesa të shtiresh.
Featured image of article: Topalli, Hajdari dhe Murrizi me parti/ Salianji: Më e ndershme sesa të bësh sikur digjesh për PD-në Ervin Salianji dhe Lulzim Basha

TIRANË– Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk e ka kursyer ironinë duke folur lidhur me partitë e reja të krijuara nga të larguarit e PD-së.

Në një intervistë për Report Tv, Salianji është shprehur se është më e ndershme që të jesh në një parti dhe të tregosh qëllimet e qarta sesa të shtiresh. Megjithatë ish-deputeti shtoi partitë e reja të krijuara nuk do të dëmtojnë opozitën por mazhorancën, që sipas tij ka financuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është më e ndershme të jesh në një parti dhe të tregosh qartë qëllimet e tua se sa të bësh sikur digjesh dhe të dhëmb PD, ndërkohë që bën duvanë e dikujt tjetër. Nuk dëmtohet opozita, një pjesë prej të cilave do të marrin votat që ia kanë dhënë Ramës, kështu që dëmtohet mazhoraca, e cila ka financuar këto parti me qëllim që të na dëmtonte ne. Qytetarët e kanë parë, se kush qëndron përtej drejtuesve, që kanë shkelur personalitetin e vet për të qenë patericë e Ramës, këtë nuk e kam për të gjithë. Do e dëmtojnë rëndë mazhorancën,“- tha Salianji.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment