Aktualitet

Topa me lekë për blerje votash në kroskot, arrestohen dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, procedohen edhe mbështetësit e PD

  • Detaje nga dëshmia e Denis Gjolit: M’i kishte dhënë një i afërm nga Durrësi
  • Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se janë arrestuar dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës Denis Xhoni dhe kolegu i tij, Albjon Ceku, përkatësisht 36 dhe 25 vjeç. Të dy akuzohen për “korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
    Featured image of article: Topa me lekë për blerje votash në kroskot, arrestohen dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, procedohen edhe mbështetësit e PD Foto nga makina në Maqellarë

    DIBËR– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë të Dibrës, ku u ndalua një makinë me para. Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se janë arrestuar dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës Denis Xhoni dhe kolegu i tij, Albjon Ceku, përkatësisht 36 dhe 25 vjeç. Të dy akuzohen për “korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Gjithashtu u njoftua se Policia sekuestroi edhe fletpalosje të një subjekti politik dhe një shumë lekësh, por pa bërë me dije totalin. Përveç dy punonjësve të Bashkisë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy mbështetësit e Partisë Demokratike që u bllokuan rrugët. Bëhet fjalë për: A. S. dhe G. H., të dy banues në Dibër.

    NJOFTIMI ZYRTAR

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të shtetasve: A. C., 25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi – Maqellarë. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Çfarë ndodhi dje në Maqellarë?

    Mbështetës të Partisë Demokratike, ndaluan një makinë ku qarkullonin dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, Denis Gjoni dhe kolegu i tij, Albjon Ceku. Në mjetin e tyre u raportua se kishin 5 milionë lekë të vjetra, me prerje 50-çe që sipas PD-së, po përdoreshin për të blerë vota.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment