LIVE UPDATES
Bota

Shuhet Toni Morrison, e para afroamerikane që fitoi çmim Nobel për letërsi

6 Gusht 2019, 16:11 Nga DOSJA
Shuhet Toni Morrison, e para afroamerikane që fitoi çmim Nobel

SHBA- E lindur si Chloe Antoni Uoford më 18 shkurt të vitit 1931, në Lorain, të Ohaios, ajo ishte fëmija i dytë, ndër katër fëmijët e një familjeje punëtore. Që kur ishte fëmijë, Morrison lexonte libra në mënyrë konstante. Autorët më të preferuar të Morrison ishin: Jane Austen dhe Lev Tolstoi. Babai i saj, Xhorxh Uoford, saldues në profesion, kur ajo ishte e vogël shpeshherë i ka treguar shumë tregime popullore me tema afro-amerikane, gjë që Morrison do ta reflektonte edhe në punët e saj më vonë. Në vitin 1949, Morrison hyri në universitetin e Howardit, për letërsi angleze, për shkak se emri i saj Chloe theksohej me vështirësi, ajo e ndërroi emrin në Toni. Morrison mori në vitin 1953 nga universiteti çmimin B.A. në degën e letërsisë, më pas ajo do të fitonte titullin “Master of Arts”, po në degën e letërsisë, nga universiteti Kornell në vitin 1955. Po në këtë vit Morrison shkroi disa teza rreth vetvrasjes, duke u mbështetur shumë në punët e shkrimtarëve si Uilliam Faulkner dhe Virxhinia Ullf. Pas dipllomimit, Morrison u bë mësuese e letërsisë angleze në universitetin e Teksasit të jugut, në qytetin e Hustonit, në shtetin e Teksasit, nga viti 1955 deri në vitin 1957, dhe më pas ajo do të rikthehej në Howard, por tashmë si mësuese e letërsisë angleze. Ajo do të bëhej anëtare e një shoqërie studentore (vajzash), të titulluar Alfa Kapa Alfa. Në vitin 1958, Morrison u martua me një arkitekt xhamajkan, Harold Morrison, i cili ishte shoku i saj në fakultet. Ata patën dy fëmijë, Harold dhe Slade, në vitin 1964, ata do të divorcoheshin nga njëri-tjetri. Pas divorcit Morrison u shpërngul në Siraguza, në Nju Jork, ku ajo do të punonte si redaktore e një shtëpie botuese të librit shkollor. Një vit e gjysëm më pas ajo do të punonte si redaktore në zyrat qëndrore të Random House në Nju Jork. Si redaktore, Morrison luajti një rrol të rëndësishëm në vënien në evidencë të literaturës të komunitetit afro-amerikan, duke promovuar autorë si: Toni Cade Bambara, Angela Davis dhe Gayl Jones. Ajo gjthashtu do të punonte si redaktore e një reviste prestigjoze letrare, ku edhe do të shquhej edhe si kritike letrare duke mbajtur shumë konferenca publike që trajtonin kulturën afro-amerikane. Në vitin 2005, universiteti i Oxfordit i jep asaj titullin e doktorit të nderit.

2–Karriera si shkrimtare:

Morrison filloi që të shkruajë proza letrare, duke qenë pjesë e një grupi poetësh dhe shkrimtarësh informalë në universitetin e Howardit, ku takoheshin dhe diskutonin rreth punëve të tyre. Një herë ajo diskutoi me ta për një tregim të shkruar prej saj, që bënte fjalë për një vajzë me ngjyrë, e cila dëshironte shumë që të kishte sytë blu. Kjo histori më vonë do të bëhej romani më i mirë i saj, e titulluar “Syri blu”, e publikuar në vitin 1970, të cilën e publikoi gjatë kohës kur ajo kryente punën si mësuese letërsie dhe njëkohësisht edhe atë të nënës. Në vitin 2000 ajo u bë anëtare e klubit të Oprahs. Në vitin 1975, romani i saj i titulluar “Sula”, u nominua për të marrë çmimin si libri më i mirë. Në vitin 1976, Morrison do të emërohej si pedagoge në universitetin e Yale. Romani i saj i tretë, i titulluar “Kënga e Solomonit”, e publikuar në vitin 1977, e bëri atë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Aty përshkruhet jeta e një djali zezak që gjatë viteve 70-të niset për në Detroit, ku të drejtat civile ishin akoma në pikpyetje, ai do të shkonte drejt veriut për të gjetur të shkuarën e tij. Romani u përzgjodh si libri më i mirë i muajit, romani i parë ky, i cili ishte shkruar nga një shkrimtare me ngjyrë. Para saj ishte zgjedhur romani “Djali vendas”, i shkruar nga Riçard Rajt në vitin 1940. Ai në këtë vit mori dhe çmimin e kritikës. Në vitin 1981, Morrison do të publikonte një tjetër roman të titulluar “Ishulli i iluzioneve”, aty ajo përshkruan shumë mirë rrezikun e tjetërsimit të kulturës afro-amerikane në vitet 80-të. Në këtë kohë ajo do të bëhej anëtare me të drejta të plota në Akademinë amerikane të arteve, duke marrë shumë çmime letrare. Në vitin 1984, ajo do ta linte Random House dhe do të fillonte që të punonte si pedagoge në universitetin e shtetit të Nju Jorkut në Albany, po në këtë vit ajo do të ushtronte gjithashtu profesionin e pedagoges edhe në kolegjin Bard, këtu ajo do të vinte në skenë Dreaming Emmett me regji të Gilbert Moses. Në vitin 1987, romani i saj i titulluar “E dashur”, pati një sukses të padiskutueshëm, sidomos nga kritika. Këtu përshkruhet jeta e një skllaveje që ishte e arratisur që preferon më mirë që të vrasi vajzën e saj, që ajo të mos përjetojë ato caste makthi që ajo kishte vuajtur përpara si skllave. Kur ajo dështoi që të merrte çmimin si romani më i mirë dhe më pas atë të kritikës, një numër i madh shkrimtarësh protestuan shumë për këtë padrejtësi. Por pak kohë më vonë ajo do të nderohej me çmimin prestigjoz, Pulizer. Romani “E dashur” u bë film në vitin 1998, po me të njëjtin emër, ky film u interpretua nga Oprah Uinfred dhe Danny Glover. Morrison më vonë do të përshkruante jetën e Margaret Garner në një opera. Opera kjo me muzikë nga Richard Danielpour. Në vitin 1989, ajo do të jepte mësim në univeritetin Princeton. Një vit më vonë, në vitin 1990, ajo do të nderohej me çmimin Ndërkombëtar Chianti Ruffino. Dy vite më vonë, ajo do të publikonte “Jazz”, një volum që përfshin të gjitha tekstet e fjalimeve të saja të mbajtura nëpër konferenca në universitetin e Harvardit. Në maj të 2006, ajo me romanin “E dashur”, mori çmimin prestigjoz,si romani më i mirë amerikan në 25 vjetët e fundit nga Nju Jork Times. Në vitin 1993, Toni Morrison u nderua me çmimin Nobel për letërsi, ajo ishte e para grua me ngjyrë që e fitonte këtë çmim. Ajo u cilësua si një nga shkrimtaret me një forcë vizionare dhe poetike shumë të fuqishme, e cila paraqet esencën e realitetit amerikan. Në vitin 1996, Morrison do të nderohej me çmimin Jefferson në letërsi, qeveria federale do ta nderonte gjithashtu atë duke i dhënë asaj çmimin për arritjet e saja në fushën humanitare. Megjithëse romanet e saja kanë në plan të parë femrat, Morrison nuk nguron të thotë se ajo nuk është feministe, ndonëse shton ajo,- “shumë veta e mendojnë këtë”. Unë nuk pajtohem kurrsesi si me patriarkalizmin ashtu edhe me matriarkalizmin, unë mendoj se kjo është një mënyrë shumë e mirë që t’ia hapim dyert të gjitha gjërave, shtoi Morrison. Morrison gjatë karrierës së saj artistike ka shkruar gjithashtu romane për fëmijë në bashkëpunim me djalin e saj, Slade Morrison, i cili punon aktualisht si piktor dhe muzikant njëkohësisht.

3-Jeta e mëvonshme:

Morrison ushtroi profesionin e pedagoges së gjuhës angleze në universitetin e shtetit të Nju Jorkut. Në vitin 1984, ajo u zgjodh si drejtoreshë në universitetin në Albany. Nga 1989 deri në vitin 2006, Morrison mbajti detyrën e drejtoreshës Robert F Goheen për ndihma humanitare në universitetin e Prinstonit. Ndonëse në programin që kishte universiteti për punën e lirë dhe kreative, Morrison nuk e zbatoi atë rregullisht, duke mos zhvilluar në klasë mbledhje për një debat të lirë me studentët në fund të 90-tës, një fakt ky që pati shumë kritika në adresë të saj. Morrison mbahet mend edhe për një program të ri që ajo adoptoi në universitet, që ishte Princeton Atelier, një program ku bënte të mundur që të takoheshin nxënësit më të mirë të shkollës me njerëz të njohur, ata bashkëpunonin bashkë për punë të ndryshme artistike, ku më vonë ata do t’i paraqisnin në fund të semestrit. Me anë të këtij programi Morrison dëshironte që jo vetëm të promovonte të rinjtë e talentuar, por edhe që t’iu jepte kurajo atyre që ishin pak të ndrojtur, duke iu dhënë shansin që të punonin në grup me të tjerët. Në vitin 1979, kolegji Bernard e nderoi atë duke i dhënë një medalje nderi. Universiteti i Oxfordit në qershor të vitit 2005 e nderoi atë duke i dhënë titullin doktor honorifik. Në nëntor të vitit 2006, Morrison vizitoi Luvrin në Paris sipas një programi të drejtuar prej saj ku konsistonte që për një muaj të shfaqeshin evenimente kulturore e cila u quajt “Shtëpia e të huajve”. Më vonë në vitin 2008, Morrison rikthehet në Prinston për të dirigjuar një seminar, që gjithashtu u titullua “Shtëpia e të huajve”. Morrison ishte anëtare e bordit drejtues në revistën The Nation. Përsa i përket pikpamjeve të saj politike, Morrison mbështeti partinë demokratike, shkrimtarja e njohur nuk e ka fshehur aspak simpatinë e saj për senatorin Barak Obama. Ajo e mbështeti atë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008.

Marrë nga VOAL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota afroamerikane humb jeten toni morrison afroamerikane humb jeten toni morrison

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni