LIVE UPDATES
Bota

Tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit

6 Dhjetor 2020, 12:29 Nga DOSJA
Tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit

Nikos Dendias është politikani për detyra të veçanta. Në vitin 2004 ai papritur fitoi kandidaturën në Korfuz për partinë konservatore greke, “Nea demokratia”, në vendin që konsiderohet si bastion i PASOK-ut. Pak vite më vonë si ministër i Drejtësisë ai nxorri para gjyqit partinë e Agimit të Artë. Nga viti 2017, juristi grek, i patundur në çështjen që ndjek, por i moderuar në ton, është ministër i Jashtëm. Këtë ton e pati edhe kritika e tij për Berlinin në intervistë me portalin e internetit, “Politico”, të shtunën e kaluar. Ai tha, se nuk mund ta kuptoj, që Gjermania nuk është e gatshme të vendosë një embargo të armëve ndaj Turqisë. Veprimi i qeverisë së Berlinit është “kontradiktor”, tha Dendias.

Prej muajsh  Greqia dhe Turqia grinden për burimet në pjesën lindore të Detit Mesdhe, dhe të dyja shpresojnë për mbështetjen e Berlinit. Nën eskortën ushtarake, anije kërkimore turke janë herë pas here në veprim para ishujve grekë dhe në perëndim të Republikës së Qipros. Me mbështetjen e Francës dhe Austrisë, Athina kërkon sanksione kundër Turqisë. Gjermania duket më shumë e prirur të ruajë distancën dhe të ndërmjetësojë mes palëve. Në fund të tetorit, ministri i Jashtëm, Dendias kërkoi në një letër për ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ndalimin e eksportit të armatimeve për Turqinë, por deri tani pa sukses.

Rol i vështirë ndërmjetësimi

Politikanë të tjerë grekë e shprehin më hapur pakënaqësinë e tyre: Në fushën e politikës së jashtme, presidenca gjermane e BE ka dështuar tërësisht, kritikon Angelos Syrigos, deputet i konservatorëve qeverisës

në intervistë televizive. Kurse gazeta konservatoro-liberale, „Kathimerini” publikoi opinionin e analistit të njohur, Kostas Iordanidis, i cili thekson, Turqia dëshiron ndërmjetësimin përmes kancelares, Angela Merkel me shpresën, se shkelja aktuale e së drejtës ndërkombëtare është një pikënisje e mirë për negociata të ardhshme.

Kurse analisti Jorgos Kapopoulos paralajmëron në gazetën me orientim të majtë, „Gazeta e redaktorëve” nga një politikë „appeasement” – të zbutur kundrejt Ankarasë. Kurse për politologun, Aleksandros Despotopolous është e qartë: „Gjermania e ka forcuar Turqinë. Ne përjetojmë këtë herë njëEuropë gjermane, jo një Gjermani europiane.”

Konstantionos Filis, drejtor kërkimor në Institutin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Athinë përpiqet të analizojë rrjedhën e ngjarjeve. „Në muajt e kaluar e pikërisht në presidencën gjermane të BE, Turqia përpiqet të zgjojë përshtypjen e të veçuarës. Gjermania, vendi më i fortë i Europës i ndihmon asaj në këtë pikë, ose nuk është në gjendje të ndalë politikën e saj agresive dhe të gjejë një zgjidhje europiane.” Filis thotë, se Gjermania si negociatore ka dështuar. Nuk ka çudi që zërat kritikë kundër Berlinit janë rritur.

Greqia nuk është vetëm

Samitin e dhjetorit (10./11.12) të BE, Jorgos Tzogopoulos, docent për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakisë e quan një fushë të minuar diplomatike. Edhe ai e krahason gjendjen aktuale të Athinës me atmosferën e rëndë gjatë kohës së krizës së borxheve. Por ka një dallim themelor sipas tij. “Ndryshe nga viti 2010, Greqia nuk është e vetme dhe izoluar. Shumë vende të tjera, në krye të të gjithave, Franca, kërkojnë po ashtu masa të ashpra kundër Turqisë.” Eksperti i politikës thotë për Deutsche Wellen, se nuk beson, se në samitin e BE do të vendosen sanksione kundër Turqisë. E mundshme është që të përmenden mundësi konkrete për sanksione, që të vendosen në një kohë tjetër. E rëndësishme është që BE të mos e ndërpresë lidhjen e komunikimit me Ankaranë.

Kompromisi nuk përjashtohet

Sipas ekspertit Tzogopoulos interesante është një mundësi tjetër ndërmjetësimi që mbështetet nga diplomacia gjermane- Një raund multilateral bisedimesh për Mesdheun lindor, ku Greqia, Qiproja, Turqia por edhe Izraeli, Egjipti dhe Libani të përfshihen në to. Më 30 nëntor anija turke kërkimore, “Oruc Reis” e përfundoi misionin e saj të kontestuar në Detin Mesdhe. Shenjë lodhjeje? Megjithatë përfundimi i misionit e bën të mundur uljen e tensioneve, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. Po për këtë nuk është i bindur, politologu Konstantinos Filis. “Këtë e përjetojmë gjithmonë. Para një samiti të BE për këtë temë, Turqia e kthen anijen në port, ditën tjetër pastaj e nxjerr sërish në Mesdhe”, ankohet Filis.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni anglia berlini nikos dendias anglia berlini nikos dendias

Sondazh

Poll
Bota 6 Dhjetor 2020, 12:17

Detyra herkuliane e shpërndarjes së vaksinës

Që në javën e ardhshme mund të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe. Deri atëherë priten nga autoritetet rreth 800.000 doza vaksine të Biontec...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën