Aktualitet

Tomini: Çerdhet dhe kopshtet nuk janë vatra infektimi! Krishtlindjet dhe Vitin e ri festojini në shtëpi

VIDEO
Në deklaratën e mbajtur në Komisionin Teknik të Ekspertëve, Tomini tha se festat këtë vit, mirë është që të festohen në shtëpi.

TIRANË– Eugena Tomini ka deklaruar se çerdhet dhe kopshtet nuk janë konsideruar si vatër infektimesh.

Në deklaratën e mbajtur në Komisionin Teknik të Ekspertëve, Tomini tha se festat këtë vit, mirë është që të festohen në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjec incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte. Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë,”- shtoi ajo ndër të tjera.

LAJM I MADH:Nuk skadon ora policore! Komiteti i Ekspertëve zgjat masat për një afat të pacaktuar: Çerdhet dhe kopshtet nuk janë burim iknfektimi, festat e fundvitit organizojini në shtëpi, në dhjetor kemi testet e shpejta, asnjë manipulim për numrin e viktimave

(f.m/dosja.al)

Shto Koment