Rajoni

“Depsëz i keq”/ Mbrojti ‘Babalen’, avokati VIP Tomë Gashi filmohet duke dhunuar lypësin që kërkonte lëmoshë, i shkelmon kutinë me të holla (VD)

Por, avokati Tomë Gashi nuk është i panjohur për publikun. Ai njihet si nëj nga më të shtrenjtët në Kosovë dhe në Shqipëri është bërë i famshëm pasi mbrojti Albert Veliun, të njohur ndryshe si ‘Babalja’.
Featured image of article: “Depsëz i keq”/ Mbrojti ‘Babalen’, avokati VIP Tomë Gashi filmohet duke dhunuar lypësin që kërkonte lëmoshë, i shkelmon kutinë me të holla (VD) Tome Gashi, Albert Veliu dhe dhuna
Përditësuar:

KOSOVË– Avokati Tomë Gashi është filmuar mbrëmjen e sotme teka dhunon një person që po lypte dhe kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në videon e publikuar nga “Insajder”, Gashi shihet teksa e ofendon personin e ulur këmbëkryq në rrugë dhe i flak me shkelma kutinë me të holla që ka para.

“More vesh, depsëz i keq,”- dëgjohet të thotë në video.

Por, avokati Tomë Gashi nuk është i panjohur për publikun. Ai njihet si nëj nga më të shtrenjtët në Kosovë dhe në Shqipëri është bërë i famshëm pasi mbrojti Albert Veliun, të njohur ndryshe si ‘Babalja’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gashi, avokati VIP, ka qenë edhe vetë në telashe me drejtësinë. Ai është dënuar me 6 muaj burg për pengimin e personave zyrtar në ushtrimin e detyrës, një incident të ndodhur në vitin 2008 në një restorant në Prishtinë. Tomë Gashi është akuzuar nga bashkëshortja për dhunë dhe është hetuar nga organizma ndërkombëtarë si UNMK dhe Eulex për afera kriminale, korrupsion dhe ryshfet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment