Sport

Thomas Strakosha del nga “tuneli i koronavirusit”, Lazio jep lajmin e mirë për portierin shqiptar

Pas orvatjeve dhe izolimit të gjatë, Strakosha është drejtuar mëngjesin e së premtes në klinikën e Lazios ku zhvilloi testet rutinë përpara nisjes së seancës stërvitore në prag të transfertës së Crotones
Featured image of article: Thomas Strakosha del nga “tuneli i koronavirusit”, Lazio jep lajmin e mirë për portierin shqiptar Thomas Strakosha
Përditësuar:

ROMË-Një tjetër lajm i mirë për Lazion: pas shërimit të Ciro Immobile-s nga COVID-19 edhe Thomas Strakosha rezulton negativ në tamponin e rradhës. Nëse dje sulmuesi kishte kaluar vizitat për t’u bashkuar përsëri me grupin, sot ishte radha e portierit: tampon negativ dhe teste mjekësore në klinikën Paideia në Romë.

Pas orvatjeve dhe izolimit të gjatë, Strakosha është drejtuar mëngjesin e së premtes në klinikën e Lazios ku zhvilloi testet rutinë përpara nisjes së seancës stërvitore në prag të transfertës së Crotones.

 

Nuk do të jetë aspak e lehtë për Strakoshën të rikthehet titullar në katërklëndëshin e Lazios pas në 4 ndeshjet e fundit, Pepe Reina ka dhënë sinjale pozitive në adresë të trajnerit Simone Inzaghi.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment