Showbiz

Shkoi për xhirime dhe u përball me koronavirusin, Tom Cruise ngujohet në hotelin luksoz në Venecia

Rrjedhimisht, aktori është bllokuar në hotelin ku kishte rezervuar dhe do të qëndrojë aty deri më datë 1 mars. Sipas të gjitha procedurave, askush nuk duhet të dalë nga zonat e tyre për dy javë, deri në momentin që të dalë përfundimisht rezultati që vërteton nëse janë të infektuar apo jo nga ky koronavirus. Raportet fillestare tregojnë se askush në kast dhe ekuipazh nuk është infektuar.
Featured image of article: Shkoi për xhirime dhe u përball me koronavirusin, Tom Cruise ngujohet në hotelin luksoz në Venecia Tom Cruise dhe foto nag Italia
Përditësuar:

ITALI– Aktori i njohur i Holliwood, Tom Cruise, është ‘ngujuar’ në hotelin luksoz “Gritti Palace”. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Cruise ka shkuar në Itali në datën 20 shkurt, në kuadër të disa xhirimeve për filmin “Mision Impossible 7” por gjithçka është bllokuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Rrjedhimisht, aktori është bllokuar në hotelin ku kishte rezervuar dhe do të qëndrojë aty deri më datë 1 mars. Sipas të gjitha procedurave, askush nuk duhet të dalë nga zonat e tyre për dy javë, deri në momentin që të dalë përfundimisht rezultati që vërteton nëse janë të infektuar apo jo nga ky koronavirus. Raportet fillestare tregojnë se askush në kast dhe ekuipazh nuk është infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja Manastirliu dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment