Sport

“Tokyo 2020”: Një lajm i keq në mjedisin olimpik, 3 atletë me Covid-19

Dy sportistë janë në ‘Fshatin Olimpik’, ndërsa i treti është jashtë. Ata nuk janë japonezë
Featured image of article: “Tokyo 2020”: Një lajm i keq në mjedisin olimpik, 3 atletë me Covid-19

JAPONI – Dy atletë që banojnë brenda ‘Fshatit Olimpik’ rezultuan pozitivë, pas testeve të kryera të premten për kërkimin Covid-19, disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike.

Kjo u njoftua nga komiteti organizator i “Tokyo 2020”. Kombësia e tyre nuk u bë e ditur, por u specifikua se ata nuk janë atletë japonezë.

Një atlet i tretë doli pozitiv, por ai nuk ishte në ‘Fshatin Olimpik’, i cili është ndërtuar në gjirin e Tokios dhe do të presë 11 mijë atletë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeqyteti japonez, Tokio, vaazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me Covid-19, situatë që parashikohet të zgjasë deri më 22 gusht.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment