KRYESORET
Art&Argëtim

Together we can, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me teknologjinë

24 Maj 2021, 09:29 Nga DOSJA
Together we can, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me

Together we can, pozicionimi i ri i markës Vodafone, që ka si qëllim bashkimin e shpirtit njerëzor me teknologjinë vjen edhe në Shqipëri me një sërë projektesh me impakt të lartë social dhe ekonomik. Kjo strategji u prezantua pasditen e së enjtes nga drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania z.Achilleas Kanaris, në një event të posaçëm ku të pranishëm ishin ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, ministrja e Arsimit, znj. Evis Kushi, përfaqësues të ambasadave, bizneseve dhe medias në vend.

Redforkids, projekti që nisi si përgjigje emergjente ndaj nevojës së krijuar gjatë pandemisë për të mos lënë asnjë fëmijë larg teknologjisë, duke dhuruar 15,000 tableta për fëmijët në nevojë, do të vijojë më një sërë iniciativash me fokus zhvillimin e njohurive dixhitale për nxënësit në të gjithë Shqipërinë si një platformë gjithëpërfshirëse nën moton “Fëmijët e së ardhmes”.

Fëmijët dhe të rinjtë janë në fokus të investimeve strategjike të Vodafone, jo vetëm për të garantuar edukimin dhe zhvillimin e aftësive dixhitale, por edhe për të krijuar mundësinë e punësimit të tyre.

VOIS, projekti ime i ri i Vodafone Albania, do të punësojë së shpejti mbi 1000 të rinj, të cilët do të ofrojnë nga Shqipëria shërbime dixhitale dhe operacionale për kompanitë Vodafone nëpër Europë. VOIS Albania do te jete 1 nga 3 hubet kryesore të zhvillimit të sherbimeve dhe platformave të Vodafone Grupit ne Europe.

Në këto kohë kur rrjetet dhe teknologjia po revolucionarizojnë industritë dhe ekonomitë në mbarë botën, dixhitalizimi është fokusi i zhvillimit edhe në vendin tonë. Vodafone Albania është gjithmonë pararojë e inovacionit në Shqipëri jo vetëm në produkte e shërbime komunikimi por edhe në sherbime dixhitale për konsumatorët dhe bizneset.

Vodafone Albania,  si një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, operon prej 20 vitesh në treg me investime të vazhdueshme që kapin vlerën e 1,9 miliardë eurove.

Vetëm në dy vitet e fundit, kur Shqipëria u përball me krizën e tërmetit dhe covid-19, Vodafone i dedikoi rreth 6 milionë euro nismave për përballimin e emergjencave paralelisht me zbatimin e planit stragjik për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së rrjetit në vend.

Momenti kyç ishte hyrja në tregun fiks me blerjen e operatorit të dytë më të madh fiks, një tjetër hap ky drejt zgjerimit të portofolit të shërbimeve për klientët. Çertifikuar ndër vite si rrjeti më i mirë celular në vend, vetëm në pak muaj pas nisjes së investimit prej 100 milionë eurosh në infrastrukturën fikse, Vodafone u çertifikua edhe si rrjeti më i mirë fiks.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z.Kanaris, tha në fjalën e tij se:

“Angazhimi ynë si Vodafone në Shqipëri shkon tashmë përtej logjikës  tradicionale të biznesit si kompani telekomunikacioni. Me përfshirjen tonë në aktivitetet e jetës së përditshme dhe investimieve në kauza sociale të vendit e ka ndryshuar rrënjësisht pozicionimin tonë si brend dhe axhendën tonë në dy viteve të fundit”.

Më tej, z. Kanaris shtoi se në fund të rrugëtimit të tij 3-vjeçar në Shqipëri, ndihet krenar për arritjet dhe entuziast për projektet që Vodafone Albania do të vijojë për realizimin e axhendës dixhitale në vend. Ky angazhim u konfirmua edhe nga znj. Katia Stathaki, e cila merr drejtimin e Vodafone Albania prej 1 korrikut 2021.

Together we can, së bashku me teknologjinë drejt realizimit të axhendës dixhitale për Shqipërinë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Sondazh

Poll

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë