Aktualitet

Tmerroi turistët spanjollë, Apeli i Vlorës lë në burg Mihal Kokëdhimën

Dy gjyqtarët Skënder Damini, Klodiana Gjyzar dhe relatori Petrit Aliaj, kanë vendosur që të lënë në burg biznesmenin, pronarin e ish-restorant Panorma në Porto Palermo.
Featured image of article: Tmerroi turistët spanjollë, Apeli i Vlorës lë në burg Mihal Kokëdhimën Mihal Kokëdhima në Gjykatë

VLORË- Gjykata e Apelit në Vlorë nuk ka ndryshuar qëndrim për Mihal Kokëdhimën duke e lënë në burg. Kokëdhima me anë të avokatit të tij ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kjo kërkesë është rrëzuar në seancën e zhvilluar sot në gjykatën e Vlorës.

Dy gjyqtarët Skënder Damini, Klodiana Gjyzar dhe relatori Petrit Aliaj, kanë vendosur që të lënë në burg biznesmenin, pronarin e ish-restorant Panorma në Porto Palermo. Seanca është zhvilluar këtë mëngjes në gjykatën e Vlorës me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa javë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Mbi biznesmenin rëndojnë disa akuza, por ky i fundit i ka mohuar gjithmonë dhe ka kërkuar që të lihet i lirë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment