Bota

Tmerrohen qytetarët! Burri kërcënoi se do të aktivizonte bombën mbi urë, nuk kërkon asgjë në shkëmbim

Ndërkohë policia pas një telefonate për kërcënimin që burri po u bënte njerëzve që ishin aty ka arritur menjëherë tek ura ku më pas kanë izoluar të gjithë rrugët kryesore dhe metrotë e qytetit.
Featured image of article: Tmerrohen qytetarët! Burri kërcënoi se do të aktivizonte bombën mbi urë, nuk kërkon asgjë në shkëmbim Pamje nga ngjarja

UKRAINË- Një urë në Kiev të Ukrainës është mbyllur për disa orë pasi një burrë ka kërcënuar qyetetarët se do të aktivizonte një bombë që sipas tij e kishte në çantën që kishte në duar.

Ndërkohë policia pas një telefonate për kërcënimin që burri po u bënte njerëzve që ishin aty ka arritur menjëherë tek ura ku më pas kanë izoluar të gjithë rrugët kryesore dhe metrotë e qytetit.

Në videot dhe fotot e publikuara në mediat e huaja, shihet një burrë me maskë duke qëndruar në urë me një çantë në dorë, ndërsa njerëzit janë tmerruar dhe janë shtrirë të gjithë përtokë nga frika.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë zv. ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Anton Gerashchenko, deklaroi se e kanë arrestuar burrin, megjithatë shtoi se ende nuk kanë mësuar identitetin e tij.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment