Aktualitet

“Tmerri në Shqipëri”, ngjarja e Kombinatit jehonë në mediat greke: Ajo që ka ndodhur në Tiranë s’i përshtatet mendjes njerëzore

Ngjarja e rëndë e cila është po aq e pazakontë dhe e çuditshme ka tronditur jo vetëm Shqiperinë por edhe vende të tjera të botës ku ditën e sotme për ngjarjen kanë shkruar edhe mediat greke.
Featured image of article: “Tmerri në Shqipëri”, ngjarja e Kombinatit jehonë në mediat greke: Ajo që ka ndodhur në Tiranë s’i përshtatet mendjes njerëzore Pamje nga banesa
Përditësuar:

SHQIPËRI– Ngjarja tragjike e Kombinatit që ndodhi ditën e djeshme ku u gjetën të pajetë nënë e bijë, është transmetuar dhe nga mediat greke. Një portal në Greqi shkruan se Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34 vjeçe. Në shumë media greke titulli kryesor për lajmin tronditës qëndron si titull kryesor ‘Tmerri në Shqipëri”. 

Kështu Topontiki.gr  shkruan: Tri gra, një nënë dhe dy vajza, besnike ndaj fesë, kanë vendosur të sakrifikojnë veten për “ringjalljen”, për jetën e përjetshme që shpall sekti fetar ku ishin pjesë. Si rezultat, 56-vjeçarja Zaneta I. dhe vajza e saj 30-vjeçare Anisa u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Tiranë sot, ndërsa motra e vogël, Blerta u dërgua në spital në gjendje kritike për shkak të urisë. E penduar për këtë zgjedhje, gruaja e re që mbijetoi i tha policisë: “Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë”.

Sipas të dhënave të para mjekësore, 33-vjeçarja duhet të kishte vdekur shumë kohë më parë dhe ishte mbajtur në shtrat nga nëna dhe motra e saj në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur produkte të ndryshme që nuk lejonin që trupi të kalbet dhe erë e keqe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë media  Zougla ka shkruar: Ajo që ka ndodhur në Tiranë nuk i përshtatet mendjes njerëzore. Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besnike të fesë së një sekti fetar, vendosën të sakrifikojnë veten për “ringjalljen”, për jetën e përjetshme që shpall ky sekt fetar. Ngjarja tronditëse ka kaluar kufijtë shqiptarë duke tronditur edhe opinion e vendit fqinj.

Mbrëmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment