
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino, ku një 40-vjeçar ka vrarë gjithë familjen dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për 40-vjeçarin e identifikuar si Alberto Accastello, i cili qëlloi me armë zjarri gruan e tij, Barbara Gargano, 38 vjeç dhe dy fëmijet e tyre binjakë. Këta të fundit vetëm 2 vjeç.
Grua dhe burri kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa një prej dy binjakëve ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Karabinierët, u lajmëruan nga fqinjët, të cilët njoftuan për të shtënat që dëgjuan. Me të marrë njoftimin, Policia hyri në banesë, ku edhe gjeti të gjithë familjarët e vrarë, përveç dy fëmijëve, që kishin ende shenja jete. Binjakët u transportuan me urgjencë në spital, por një prej tyre nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra.
40-vjeçari, para se të vriste veten dhe familjen kishte marrë në telefon të vëllain për aktin që do të kryente, por ky i fundit nuk mundi që të ndalte masakrën. Ndërkohë ende nuk dihen motivet që e shtynë 40-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt ekstrem për të vrarë gjithë familjen, madje dhe qenin. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lajmërimi i 38-vjeçares për një divorc të mundshëm.
(k.m/dosja.al)