Showbiz

“T’kom dasht”, vihet në siklet dhe skuqet në mes të emisionit, Niki Delijorgji reagon pas intervistës së Albanit

Niki ka bërë një reagim përmes Instastory, teska publikonte intevistën e Albanit duke shkruar mbi video: Burri më paska fiksim, e më pas ka publikuar një video duke kërcyer me këngën e Albanit, "T'kom dasht."
Featured image of article: “T’kom dasht”, vihet në siklet dhe skuqet në mes të emisionit, Niki Delijorgji reagon pas intervistës së Albanit Këngëtari, Alban Ramosaj dhe modelja, Niki Delijorgji.

TIRANË-  Teksa ka qenë i ftuar pasditen e djeshme në emisionin e pasdites në Tv Klan ‘RUDINA’, Alban Ramosaj ka folur më  shumë edhe për lidhjen e tij me modelen e njohur,

Kjo pasi kohët e fundit këngëtari u përfol në mediat rozë për një lidhje me modelen.

Lajmi se mes tyre ka një romancë, i pati indiciet e para nga  disa komente që dyshja i bënin njëri-tjetrit në postimet e Instagramit duke iu referuar  si burrë dhe  grua.

Në intervistën e djeshme tek ‘RUDINA’, Albani ka treguar se ka qenë e gjitha një shaka, por e gjatë kohës që Rudina i tha se i kishte rënë për kokë me Nikin, këngëtari u skuq ndërkohë që po fliste rreth modeles, por ai u mundua ta kalojë me të qeshur duke lënë më tepër dyshime se mes tyre mund të kishte diçka.

E ndërkohë Niki ka bërë një reagim përmes Instastory, teska publikonte intevistën e Albanit duke shkruar mbi video: Burri më paska fiksim.

E vetëm pak kohë më pas ka publikuar  një këngë duke  kërcyer me këngën  e Albanit “T’kom dasht”. Gjithçka mbetet për t’u parë sesa e vërtetë mund të jetë kjo romacë mes dyshes .

A.C/Dosja.al

Shto Koment