AktualitetDiaspora

Punonte prej vitesh në Angli/ Koronavirusi i merr jetën shqiptarit, këshilltari i Albin Kurtit jep lajmin

Naser Ramadani, një shqiptar i Kosovës ka vdekur në Britaninë e Madhe, pasi nuk ka mundur t'i bëjë ballë luftës me koronavirusin.
Featured image of article: Punonte prej vitesh në Angli/ Koronavirusi i merr jetën shqiptarit, këshilltari i Albin Kurtit jep lajmin Naser Ramadani

LONDËR– Koronavirusi i përhapur edhe në shumë vende të botës, ka vrarë edhe  shtetas shqiptar që jetojnë e punojnë në mbarë botën.

Së fundmi ka vdekur nga virusi edhe një tjetër shqiptar në Londër. Bëhet fjalë për Naser Ramadani, nga Ferizaj i Kosovës, i cili jetonte e punonte prej vitesh në kryeqytetin britanik.

Ramadani ishte pjesë e komunitetit shqiptar në Londër, ndërsa lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë bërë me dije miqtë e tij në rrjetet sociale.

Edhe Driton Tali, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka bërë një postim në rrjetet sociale për vdekjen e Ramadanit në Londër si shkak i koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Driton Talit ne Facebook

“Me pikëllim e morra lajmin për vdekjen e Naser Ramadanit (Baba).Komuniteti ynë në Londër, me vdekjen e “Naser Babës”, humbi njërin nga njerëzit më pozitiv, të hareshëm dhe të dashur. Ngushllime familjes dhe miqëve.”-ka shkruar ai .

Deri më tani në gjithë territorin e Britanisë së  Madhe kanë humbur jetën si shkak i koronavirusit 4313 njerëz dhe janë infektuar mbi  41 mijë të tjerë.

 A.C/Dosja.al 

Shto Koment