Aktualitet

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët pylli me pisha në Seman

Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Featured image of article: Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët pylli me pisha në Seman Foto ilustruese

FIER- Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga zjarri në Seman. Sipas informacioneve sot pasdite, është shfaqur vatra e zjarrit në pyllin me pisha në vendin e quajtur Godull.

Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë dhe pse po punohet nga forcat zjarrfikëse, flakët po vijojnë të djegin bimësinë, për shkak se shumë shkurre janë të thara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është zjarri i dytë që ka rënë sot në pyjet shqiptare. Më herët një vatër zjarri është shfaqur në pyjet e Gramshit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment