Aktualitet

Tjetër revoltë në burgje/ Të burgosurit e Rrogozhinës futen në grevë urie, refuzojnë ushqimin, drejtuesit mohojnë atë që po ndodh

Ndërkohë nga ana tjetër drejtues të burgut mohojnë të ketë grevë. Sipas tyre nuk ka as grevë e as refuzim ushqimi.
Featured image of article: Tjetër revoltë në burgje/ Të burgosurit e Rrogozhinës futen në grevë urie, refuzojnë ushqimin, drejtuesit mohojnë atë që po ndodh Burgu i Rrogozhines

RROGOZHINE– Dhjetëra të dënuar në burgun e Rrogozhinës janë futur në grevë urie duke iu bashkuar të dënuarve të tjera në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit. Disa të dënuar kanë refuzuar ushqimin pavarësisht paralajmërimeve nga drejtuesit e burgut se do të izolohen nëse hyjnë në grevë.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtues të burgut mohojnë të ketë grevë duke u shprehur set nuk ka as grevë e as refuzim ushqimi.

Në një letër drejtuar institucioneve por edhe medias, të dënuarit listojnë një sërë kërkesash që këmbëngulin në plotësimin e tyre. Ata kërkojnë amnisti gjithë përfshirëse 5-vjeçare, pa asnjë kriter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ushqimin e kanë refuzuar edhe të dënuarit në Burgun e Reçit, të Shënkollit si dhe një sektor në burgun e Burrelit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment