Aktualitet

Tjetër rast! I riu nga Shkodra nuk voton dot, rezulton votues në burg edhe pse është liruar prej muajsh

I riu Arlind Haxhika thotë se ai ishte paraqitur te qendra e votimit te shkolla "Xheladin Fishta", ku kishte votuar gjithmonë, por komisionerët i kanë thënë se ai rezulton votues ende në qendrën e votimit në Reç.
Featured image of article: Tjetër rast! I riu nga Shkodra nuk voton dot, rezulton votues në burg edhe pse është liruar prej muajsh Arlind Haxhika

SHKODËR– Një tjetër person në Shkodër i cili ka qënë i dënuar më parë ka denoncuar faktin se nuk mund të votojë, pasi rezulton votues në burgun e Reçit, ku ka vuajtur një dënim, por që është liruar që në janar. Kjo ndodhi dhe me një ish të dënuar tjetër nga Fushë-Kruja.

Arlind Haxhika thotë se ai ishte paraqitur te qendra e votimit te shkolla “Xheladin Fishta”, ku kishte votuar gjithmonë, por komisionerët i kanë thënë se ai rezulton votues ende në qendrën e votimit në Reç.

“Ma kanë lënë qendrën e votimit në Reç, ku kam bërë 3 muaj burg dhe më thënë të votoj te burgu i Reçit. Unë jam liruar nga burgu që më 11 janar, më thanë shko te Gjykata, po Gjykata është e mbyllur në fundjavë dhe unë nuk mund të votoj“, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët! (INCIDENTET)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment