AktualitetRajoni

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi! Pa të rinjtë në shesh, i kërcënoi me Policinë, plagoset dhe plaçkitet 60-vjeçari në Athinë, një prej tyre ishte shqiptar

Grupi i të rinjve, të cilët po argëtoheshin në shesh, sulmuan 60-vjeçarin, i cili u bëri vërejtje për grumbullimin por në momentin që i kërcënoi se do të thërriste Policinë, të rinjtë e goditën me thikë dhe e plaçkitën.
Featured image of article: Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi! Pa të rinjtë në shesh, i kërcënoi me Policinë, plagoset dhe plaçkitet 60-vjeçari në Athinë, një prej tyre ishte shqiptar Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË– Tjetër grabitje në Greqi! “Protothema” raporton se 4 grekë dhe një shqiptar, një prej të cilëve i mitur, kanë plagosur dhe plaçkitur një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, në sheshin Nea Smyrni.

Grupi i të rinjve, të cilët po argëtoheshin në shesh, sulmuan 60-vjeçarin, i cili u bëri vërejtje për grumbullimin por në momentin që i kërcënoi se do të thërriste Policinë, të rinjtë e goditën me thikë dhe e plaçkitën.

Viktima u transportua në spital, ndërsa në vendngjarje oficerët e policisë së Departamentit grumbulluan pamjet e kamerave të sigurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I plagosuri, i cili ndodhet në një gjendje më të mirë shëndetësore, ka dëshmuar dhe ka nisur të kontrollojë fotot të dyshuarve për të bërë të mundur ndonjë prej tyre. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment