Aktualitet

“U bëra killer për të siguruar paratë për kurimin e tij”/ Tjetër humbje në familjen e Eglantinës, si shfajësohej Shkëlzen Buci para Prokurorëve

Tjetër humbje në familjen e Eglantinës. Pak vite më parë ndërroi jetë nga leucemia një nga vëllezërit e Eglantina Bucit.
Featured image of article: “U bëra killer për të siguruar paratë për kurimin e tij”/ Tjetër humbje në familjen e Eglantinës, si shfajësohej Shkëlzen Buci para Prokurorëve Eglantina Buci

TIRANË- Familja e Eglantina Bucit është tronditur disa herë nga vdekjet e njëpasnjëshme të të afërmve. Mësohet se 23-vjeçares i ka vdekur edhe një vëlla. Ky i fundit u nda nga jeta pak vite më parë, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, leuceminë. Për këtë vdekje ka folur në prokurori edhe vëllai tjetër, Shkëlzen Buci. Në vitin 2017 kur u arrestua nga Policia, për vrasjen e aktorit Mishel Prela, Shkëlzen Buci tha se mori përsipër të bëhej killer me pagesë për të siguruar paratë për kurimin e të vëllait.

“U bëra killer për të siguruar paratë për kurimin e tij”, ka deklaruar ai para prokurorëve.

Po kështu, ngjarje tjetër e rëndë në këtë familje është vrasja e nuses së xhaxhait të Egantinës. E ëma e Faik Bucit, gjyshja e Eglantinës ka vrarë nusen e djalit tjetër të saj, Bashkimit, kur ky i fundit ndodhej në Itali. Vrasja ndodhi për motive të dobëta, në orën 23:00 të mbrëmjes, kur nuse e vjehrrë ishin duke parë televizor. Ajo e qëlloi me sende të forta për vdekje nusen, e mbeti e vdekur në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vrasja e Eglantina Bucit u zbardh 8 vite pas vdekjes së saj. Për këtë ngjarje të rëndë, u arrestua dy ditë më parë  babai i saj, Faik Buci.  Ai e vrau të bijën, pasi kjo e fundit dëshironte të bashkëjetonte me një djalë, me të cilin ishte dashuruar. Familja e saj nuk e ka pranuar lidhjen duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes, dhe Faiku, bashkë me të birin, Shkëlzen Buci, vranë 23-vjeçaren dhe e varrosën tek Mali me Gropa.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment