Bota

Tjetër goditje për Indinë pas pandemisë Covid-19, vendi po përballet me përhapjen masive të karkalecave pas 3 dekadash

Ekspertët thonë se e gjitha kjo çfarë po ndodh është dyndja më e madhe në 3 dekadat e fundit të përhapjes së këtij insekti.
Featured image of article: Tjetër goditje për Indinë pas pandemisë Covid-19, vendi po përballet me përhapjen masive të karkalecave pas 3 dekadash Karkalecat ne Indi.

INDI– India po përballet me tjetër problem gjatë kohës që lehtësoi masat e Covid-19, duke mos gjetur qetësi edhe pas gjithë asaj krize ku mbajti të izoluar për shumë se dy muaj miliarda njerëz.

Mediat e huaja shkruajnë se tashmë India është sërish në një situatë të vështirë pasi në të gjithë vendin janë përhapur masivisht nga miliona karkaleca.

Mësohet se zonat qendrore dhe perëndimore të vendit po “pushtohen” nga dhjetëra miliona karkaleca, që po shkaktojnë dëme të mjaftë të mëdha në parcelat e mbjella, duke shkatërruar sipas përllogaritjeve rreth 50 mijë hektarë deri më tani. Në këtë mënyrë ardhja e karkalecave ka rrënuar ekonominë e rajoneve që u goditën rëndë edhe nga masat drastike të bllokimit si shkak i pandemisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekspertët thonë se e gjitha kjo çfarë po ndodh është dyndja më e madhe në 3 dekadat e fundit të përhapjes së këtij insekti. Më tej ekspertët thonë se një koloni e madhe e përbërë prej 40 milionë karkalecash, mund të hajë ushqim sa 35 mijë njerëz.

Shkak për përhapjen e karkalecave mund të jenë bërë faktorë të ndryshëm, si ato klimatikë që kanë ndihmuar karkalecat të gjejnë kushte të përshtatshme për shumimin e tyre.

Burimi: Gulftoday

A.C/Dosja.al

Shto Koment