Aktualitet

TITAN, fabrika që shkakton kancer vijon punën natën, banorët në alarm: Po na vret, ju lutem hetoni (PAMJE NGA THUMANA)

Dosja.al ka siguruar pamje gjatë punës natën të fabrikës së çimentos TITAN në Thuamanë të Fushë-Kujës. Ndotjet e kësaj fabrike janë të dëmshme të njeriun. Një prej banorëve të zonës lutet për hetime pasi sipas tij kjo fabrikë po i vret çdo ditë.
Përditësuar:

Krujë-Fabrika e çimentos TITAN, e vendosur në Thumanë të Krujës, që tashmë është kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve, vijon punën pa asnjë pengesë.

Dosja.al ka siguruar pamje nga fabrika gjatë momenteve të ndryshme dhe vihet re se ajo punon edhe natën, duke lëshuar ndotje të konsiderueshme në ajër. Theksojmë se kjo fabrikë shfrytëzon errësirën për të punuar pa filtra ajri duke sjellë dëme të konsiderueshme në shëndetin e 40 mijë qytetarëve, pasi ato shkaktojnë edhe kancer.

Në faqen “Lolita” një prej banorëve të zonës ka denoncuar se zëri i tyre nuk është dëgjuar edhe pse kanë protestuar për atë që e quajnë fabrikë vrasëse. Një prej tyre shfaqet i shqetësuar dhe shprehet se kjo fabrikë iu ka shkatërruar gjithçka, tokat, malet dhe shëndetin e tyre.

Ai tregon se asnjë premtim i dhënë nga kjo fabrikë nuk është mbajtur, pasi sipas tij nuk janë bërë as shpronësime, asnjë punësim. Madje ai shprehet se teksa kanë protestuar janë arrestuar edhe nga policia. Banorët kanë çuar këtë çështje deri në gjykatë por edhe aty nuk kanë marrë një zgjidhje.

Ajo fabrika e Thumanës është ndërtuar në tokat e bukës së fshatit Picrragë, Krujë. Kur erdhën në fillim nga premtuan shpronësim të të gjithë fshatit dhe drita, ujë falas, plus për çdo shtëpi nga një të punësuar, dhe t’i dërgonin edhe në Greqi për specializim. Asnjëra nga këto nuk ndodhi, kjo fabrikë na shkatërroi tokat e bukës, na shkatërrojë malet, po na shkatërron jetën me ndotje. Kemi bërë protesta për gati një muaj, asnjë nga mediet e mëdha të vendit nuk vinte. E kemi hedhur në youtube nëpërmjet një medie, por s’po më kujtohet emri, dhe nga aty na i fshimë videon e protestës. Na arrestuan dhe na gjobiti shteti sepse protestuam paqësisht në tokat tona, për tokën dhe jetën tonë. Fshati tjetër afër nesh, Brret u morr me kontratë për 99 vjet nga kjo fabrikë për shfrytëzimin e argjiles  që është aty në atë fshat. Të gjithë fshatrat u shpronësuan dhe ato që nuk kishin tokë i morën nga 25 mijë euro për familje. Ne si fshat  hodhëm në gjyq fabrikën, kemi paguar mbi 40 mijë euro avokatët  por edhe ata u kërcënuan dhe na morën ato lekë dhe asgjë nuk bënë. Sot është hera e parë që e shoh që nga një faqe e madhe të publikohet diçka për atë fabrikë. Do ju lutesha ta shpërndani dhe pse jo të hetoni diçka rreth kësaj fabrike vrasëse.”, shprehet një banor i zonës.

Për këtë fabrikë Drejtori i Zyrës së Ankesave të Konsumatorëve të Shqipërisë, Hasan Stafa është shprehur se 40 mijë konsumatorëve të zonave përreth ankohen çdo ditë pasi  enden spitaleve për të bërë analiza,skanera, rezonanca për sëmundje të dyshuara të ardhura nga kontaminimi i tokës, ajrit, bimëve.

J.V/Dosja.al 

 

Shto Koment