
TIRANE – Mesfushorët Idi Batha dhe Agustin Torasa, ishin dy futbollistët bardheblu, të cilët u dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje, pasi fyen zyrtarët e ndeshjes në një takim miqësor ndaj skuadrës së Laçit. Klubi kryeqytetas e apeloi vendimin, por nuk ia arriti që përfitonte ndonjë ulje dënimi nga Komisioni i Apelit.
Të mërkurën, në javën e parë të kampionatit ndaj Kukësit, përpos mungesave të sigurta të mesfushorëve Batha dhe Torasa për shkak të Disiplinës. Sikur të mos mjaftonin këta, për shkaqe shëndetësore bardheblutë e Tiranës vuajtën edhe mungesat e Toshevskit, Cale, Çelhaka dhe Ismailgecit, duke e çuar numrin në 6 lojtarë titullarë nga sezonin i shkuar.
Por koha kalon dhe shëron “plagët” e kaluara. Dy mesfushorët Batha dhe Torasa, në prag të takimit të së dielës ndaj Teutës, e kanë shlyer gjysmën e dënimit të tyre, dhe sipas rregullores, klubi bardheblu mund ta shlejë financiarisht masën e mbetur të dënimit të futbollistëve të saj.
Duket llogaritur sfidën ndaj Teutës, një rivali direkt që pretendon fitimin e titullit kampion, mendohet që klubi kryeqytetas ta paguajë dënimin e mbetur në FSHF, në mënyrë që Batha dhe Torasa të mund të zbresin në fushë ndaj Teutës. Në familjen bardheblu përflitet si e sigurtë që të dy lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Egbo për ndeshjen e radhës.
B.T (Dosja.al)