Aktualitet

Dëmet nga tërmeti/ Shkon në 31 numri i të arrestuarve, 7 në kërkim, shumica jashtë vendit! Mes tyre biznesmenë dhe ish-kryekomunarët në Farkë e Kashar

  • Prokurorët e Tiranës japin DETAJE nga dosja: Ja çfarë mangësitë që gjetëm
  • Perla e Erjon Imerajt: S’dimë gjë që të jetë dëmtuar kryeministria
  • I ra tulla në kokë dhe i mori jetën 20-vjeçares nga Kombinati, një dentist arrestohet
  • Vijon edhe sot aksioni për abuzuezit. Ditën e sotme në Tiranë është arrestuar biznesmeni i ndërtimit Fejzo Dyrmishit, duke e çuar në 31 numrin e të arrestuarve. Ndërkohë që në kërkim janë edhe 7 persona të tjerë, ndërsa 2 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë. Zyrtarë nga Prokuroria e Tiranës dhanë detaje nga hetimet.
    Featured image of article: Dëmet nga tërmeti/ Shkon në 31 numri i të arrestuarve, 7 në kërkim, shumica jashtë vendit! Mes tyre biznesmenë dhe ish-kryekomunarët në Farkë e Kashar Foto ilustruse

    TIRANË– 31 persona të arrestuar është bilanci i të arrestuarve nga aksioni i  Policisë së Tiranës në lidhje me ndërtimet e dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë. Po kështu 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë.

    Sa i përket personave të shpallur nën hetim, 6 prej tyre ndodhen jashtë Shqipërisë sipas sistemit TIMS  dhe vetëm një prej tyre ndodhet brenda territorit.  Personi i arrestuar më riashtazi është biznesmeni i ndërtimit, Fejzo Dyrmishi, i cili u arrestua ditën e sotme. Mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta, dhe Adhurim Qehahaj, ish-shef i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit. Të arerstuarit dyshohen se kanë lejuar ndërtimin pa kriterë të ndërtesave që kanë pësuar dëmtime.

    Për të dhënë më shumë detaje lidhur me dosjen hetimore, mesditën e sotme, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj dhe dy hetuesit e çështjes, Erion Imeraj e Alket Mersini kanë dhënë detaje nga dosja hetimore. Ata janë shprehur se kanë gjetur mangësi në dokumentet e ndërtesave që kanë pësuar dëmtime dhe për këtë arsye kanë kërkuar arrestimin e tyre. Nesër të gjithë të arrestuarit do të dalin para Gjykatës, ndaj ata u shprehën se kanë bërë gati dosjen me shkeljet e secilit por nuk bënë të ditur se çfarë masash sigurie do të kërkojnë për ta.  Nga ana tjetër, Prokuroria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet që pretendojnë se janë mashtruar lidhur me banesat e tyre për të bërë të mundur ndëshkimin e të gjitha abuzuesve.

    Gjithashtu Prokuroria ka deklaruar se hetimet në qarkun e Tiranës ende nuk janë mbyllur dhe se pas Farkës, Vorës dhe Kasharit, do të hetohet edhe në zonën e Dajtit dhe në Bashkinë e Kamzës.

    Një ditë më parë Prokuroria firmosi 38 urdhër- ndalime për ish-zyrtarë vendorë, inspektorë ndërtimi, arkitektë, inxhinierë dhe ndërtues në disa komuna të Tiranës, Farkë, Kashar dhe Bashkinë Vorë, dhe 27 prej të cilave u ekzekutuan nga Policia e Tiranës pasditen e djeshme dhe sot.

    Emrat e disa prej të arrestuarve:

    1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

    2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar

    3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë

    4. Stela Maze, arkitekte

    5. Anila Harxhi, arkitekte

    6. Merita Kushi

    7. Bukurije Halili

    8. Ali Dyrmishi (ndërtues)

    9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)

    10. Gerti Çalliku

    11. Jani Ikonomi

    12. Qirjako Gjergo

    13. Sherbet Shehi

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    14. Naim Shehi

    15. Ermir Çina

    16. Adhurim Qehajaj

    17. Gëzim Shkalla

    18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)

    19. Xhevahir Doda

    20. Reis Muça

    21. Hekri Disha

    22. Agim Eski

    23. Faik Fejzo

    24. Zhaneta Tagani

    25. Muhamed Felahi

    26. Ndoc Pepkola

    27. Hekri Disho

    Aksioni ka nisur pasditen e djeshme nga Vora, ku Policia e Tiranës ka arrestuar zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Vorë, Kashar dhe Farkë. Mes të arrestuarve ishin edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

    Dosja.al mësoi se ishin lëshuar 38 urdhër -arreste nga Prokuroria e Tiranës për persona që akuzohen për abuzime me ndërtimet e pallateve në Tiranë, apo për ndërhyrje në to. Rrëzimi dhe dëmtimet në ndërtime më 26 nëntor i morën jetën 51 personave dhe lanë mijëra familje pa banesa.

    Të njëjtin operacion zhvilloi edhe Policia e Durrësit, disa ditë më parë duke vënë në pranga 10 policë, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa një efektiv u shpall në kërkim. Ndërsa Gjykata e Durrësit, vendosi të lehtësojë masat e sigurisë për 10 nga 18 zyrtarët e prangosur, duke i lënë të lirë. Ndërkohë në masën e sigurisë “arrest në burg” kanë mbetur:  Ermal Petova (Polici që la të lirë një të akuzuar për përdhunim), Agim Osmani (Polici që u largua nga salla a gjyqit pas problemeve me zemrën), Haxhi Sherra, Petrit Neziri, Dëshir Dakoli, Ndriçim Shika dhe Gjergji Gerco.

    (k.m;E.K/Dosja.al)

    Shto Koment